Takimi vjetor i CEPIS në Varshavë mblodhi përfaqësues të shoqatave kombëtare të informatikës, profesionistë të TIK-ut dhe ekspertë nga 29 vende evropiane, për të diskutuar mbi aftësitë digjitale, inovacionin, edukimin në informatikë dhe të ardhmen e teknologjisë në Evropë.

Drejtoresha e SHPIK, Diellza Shllaku, mori pjesë në grupet e ekspertëve “Women in ICT (DiversIT)” dhe “Informatics Education”, duke kontribuar në diskutime mbi përfshirjen, kompetencat digjitale dhe edukimin në shkenca kompjuterike.

Ky takim ishte gjithashtu një mundësi e vlefshme për të krijuar lidhje me kolegë nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer përvoja dhe për të eksploruar bashkëpunime të ardhshme.