Mentorimi i gjeneratës së lidereve të ardhshme
TechLead(H)er është një program mentorimi që fuqizon gratë dhe vajzat të avancojnë karrierën e tyre në menaxhimin e projekteve në sektorin e ICT-së. Përmes udhëheqjes nga profesionistë të njohur dhe këshillave praktike, pjesëmarrëset do të fitojnë njohuri thelbësore dhe aftësi konkrete për të përballuar sfidat reale profesionale.
Ky program ju ofron mundësinë të zhvilloni shkathtësitë kryesore të menaxhimit dhe aftësitë drejtuese, duke ju përgatitur të merrni përgjegjësi më të larta dhe të bëheni pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidereve të ICT-së. Bashkohuni me TechLead(H)er për të transformuar potencialin tuaj në rezultate të prekshme dhe për të avancuar karrierën me besim dhe strategji.
Programi i mentorimit TechLead(H)er për vitin 2026 është dizajnuar për të pajisur pjesëmarrëset me shkathtësitë kyçe në lidershipin dhe sipërmarrjen digjitale, duke integruar teknologjinë, inovacionin dhe inteligjencën emocionale për sukses në epokën digjitale.
- Kohëzgjatja: 6 javë
- Numri i moduleve: 3
- Numri i orëve/sesioneve: 12
- Forma e sesioneve: Online
- Kohëzgjatja e secilit sesion: 60minuta
TechLead(H)er është më shumë se një program mentorimi, është një mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të rritur vetëbesimin dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e teknologjisë!
Qëllimi: Të zhvillojë aftësitë e lidershipit, menaxhimit të ekipeve dhe inteligjencës emocionale për të krijuar lidere të suksesshme në epokën digjitale.
Sesioni 1: Bazat e Lidershipit Digjital
Sesioni 2: Inteligjenca Emocionale në Lidership
Sesioni 3: Menaxhimi i Ekipeve Digjitale
Sesioni 4: Ushtrime Praktike dhe Studime Rasti.
Qëllimi: Të pajisë pjesëmarrëset me aftësitë për të zhvilluar një ide biznesi digjital, për të menaxhuar një startup dhe për të aplikuar inovacionin në sipërmarrje.
Sesioni 1: Hapat e Parë në Sipërmarrje Digjitale
Sesioni 2: Hulumtimi i Tregut dhe Validimi i Idesë
Sesioni 3: Menaxhimi i Startup-it dhe Ndërtimi i Ekipit
Sesioni 4: Pitching dhe Prezantimi i Idesë së Biznesit
Qëllimi: Të mësojë pjesëmarrëset të ndërtojnë një prani të fuqishme online, të zbatojnë strategji efektive të marketingut digjital dhe të zhvillojnë brandingun e tyre personal ose të biznesit.
Sesioni 1: Strategjitë Kryesore të Marketingut Digjital
Sesioni 2: Branding Personal dhe Ndërtimi i Një Prezence Online
Sesioni 3: Përdorimi i Rrjeteve Sociale për Biznes
Sesioni 4: Analiza e Të Dhënave dhe Përmirësimi i Strategjisë
Regjistrimi është i hapur deri me 8 Prill 2026.
Në program mund të regjistroheni duke klikuar këtu ose duke u anëtarësuar në SHPIK në pakon Student GROW.