Projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga LuxDev dhe i mbështetur nga MASHTI, po realizon përditësimin e profileve “Zhvillues i Aplikacioneve” dhe “Teknik i Informatikës së Biznesit” për zbatim në arsimin dual.

Këto profile aktualisht përdoren nga 22 shkolla profesionale në 18 komuna të Kosovës, të cilat ndër vite janë mbështetur nga SHPIK me materiale mësimore dhe aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e TIK-ut. Në kuadër të këtij procesi, SHPIK po kontribuon me ekspertë nga shkollat profesionale në rishikimin dhe përditësimin e standardeve të profesionit dhe kurrikulave, me qëllim përafrimin e tyre me nevojat e tregut të punës dhe industrisë së TIK-ut.