SHPIK ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me kompaninë e parë të gjelbër dhe digjitale në Kosovë – Habitat, për të fuqizuar sektorin edukativ publik drejt tranzicionit të gjelbër dhe zhvillimit të teknologjisë së gjelbër.
Ky bashkëpunim do të sjellë praktika inovative që ndërthurin teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe edukimin mjedisor, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjen e brezave të rinj për një të ardhme më të gjelbër, digjitale dhe të qëndrueshme.