Komunat dhe SHPIK në partneritet institucional
SHPIK ka vazhduar edhe këtë vit bashkëpunimin e suksesshëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e iniciativave në fushën e arsimit dhe teknologjisë.
Përmes këtyre marrëveshjeve mundësohet realizimi i trajnimeve për përgatitjen e mësimdhënësve për të ligjëruar lëndën zgjedhore “Kodimi”, si dhe zhvillimi i aktiviteteve konkrete në fushën e TIK-ut, duke përfshirë iniciativën “Hour of Code”, “Hour of AI” dhe organizimin e sfidës “Bebras”, në të cilën marrin pjesë shkollat e komunave partnere. Këto aktivitete synojnë të forcojnë aftësitë digjitale dhe të promovojnë mendimin logjik dhe programimin tek nxënësit.
Shkurt 5, 2026