Siguria kibernetike

07 February 2023 - (18:30)

Eventi për Ditën e Internetit të Sigurt

Lloji i trajnimit

Takim Online

Numri i pjesëmarrësve

37

Dita e Internetit të Sigurt ishte një ngjarje vjetore që festohet për të promovuar përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit dhe teknologjive digjitale. Qëllimi i kësaj date ishte të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e mundshme që lidhen me internetin, si ngacmimi kibernetik, mashtrimet në internet dhe përhapja e informacioneve të rreme, si dhe inkurajimin e njerëzve që të përdorin internetin në një mënyrë pozitive dhe të sigurt sidomos nga fëmijët si grup i cenueshëm.

SHPIK këtë ditë e shënoi përmes debatit me ekspertin e sigurisë kibernetike, z. Armend Gashi, Konsulent Menaxhues i Sigurisë në Sentry.

Ky event u organizua në kuadër të SIG-ut Siguria Kibernetike.

Temat e diskutuara me z. Gashi ishin:

  • Cilat janë kërcënimet më të mëdha të sigurisë kibernetike me të cilat përballen individët, organizatat dhe qeveritë sot?
  • Cilat janë llojet më të zakonshme të sulmeve kibernetike dhe si mund të parandalohen ato?
  • Sa është e rëndësishme për kompanitë të zbatojnë masa të forta të sigurisë kibernetike, veçanërisht në vazhdën e punës në distancë dhe rritjes së varësisë digjitale?
  • Cili është roli i Inteligjencës Artificiale dhe Machine Learning në forcimin e Sigurisë Kibernetike?
  • Çfarë këshilla mund t’i jipen individëve dhe organizatave për të siguruar sigurinë dhe privatësinë e tyre digjitale?
  • Çfarë avancimesh dhe ndryshimesh mund pritet të shihen në fushën e Sigurisë Kibernetike në vitet e ardhshme?

Konstatimet kyçe të nxjerra nga ky takim ishin:

Evidentimi i pesë rreziqeve kryesore kibernetike si:

  • Worms
  • Phishing
  • Ransomware
  • Insiderthreats (të ndara më tej në lëshime aksidentale, nga neglizhenca dhe të qëllimshme)
  • Denial of Service

Gjithashtu z. Gashi i njoftoi pjesëmarrësit me masat mbrojtëse të cilat mund të ndërmarrin si:

  • Siguria e lartë e password-ëve
  • Përdorim i multi-factor authentication
  • Azhurnimi i softuerëve
  • Konfrigurimet mbrojtëse (firewall, etj.)
  • Mos-ekspozimi i të dhënave personale

Ndërsa, për biznese u rekomandua, që të kenë masa të definuara të sigurisë, ekipe të sigurisë, krijim të backup-ave, testime të penetrimit, edukim të stafit.