NextGen Techstars

Fuqizimi dhe edukimi i fëmijëve dhe të rinjtëve në epokën digjitale duke ofruar akses në teknologjitë e reja, në mënyrë që ata të mund të inovojnë, të krijojnë dhe të kenë një ndikim pozitiv në botën e së nesërmes.

Anëtarësohu tani
1 (Autorë)

Bekim Kasumi

53
(Anëtar)
0
(Aktivitetet)

Rreth

NextGen Techstars është SIG që i dedikohet përpjekjës për t’u ndihmuar fëmijëve dhe të rinjëve në botën digjitale. Ne ofrojmë shumëllojshmëri të aktiviteteve dhe resurseve qe janë të dizajnuara t’i fuqizojnë fëmijët dhe të rinjët që të mësojnë, krijojnë, dhe komunikojnë përmes teknologjisë dhe medias digjitale. Ofrimi i një hapsire të sigurtë dhe gjithpërfshirëse është fokusi ynë, në menyrë që fëmijët dhe të rinjët ti eksplorojnë pasionet dhe interest e tyre, dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre digjitale dhe të buta. Ne gjithashtu punojmë që të edukojmë dhe përkrahim prindërit, mbikqyrësit, dhe edukatorët që ata ta kuptojnë dhe udhëzojnë eksperiecat digjitale të fëmijëve. Qëllimi ynë është të inkurajojnë gjeneratën e ardhshme të komunitetit digjital të kenë vetëbesim, të jenë të përgjegjshëm, dhe të jenë kreativ në botën on-line.

Shiko më shumë Shiko më pak

Fushëveprimi i punës

SIG-u The NextGen Techstars përkushtohet që të formojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe inovatorëve teknologjik. Ne besojmë që të rinjët kanë potencialin që të kontribuojnë dukshëm në industrinë teknologjike dhe qëllimi ynë është që t’u ofrojmë një ambient përkrahës dhe bashkëpunues ku ata mund të mësojnë, zhvillohen, dhe lulëzojnë. Fokusi ynë është që t’u japim të rinjëve qasje në edukim të kualitetit të lartë që u ndihmon atyre të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë që u nevojiten ne industrinë e teknologjisë.

Shiko më shumë Shiko më pak

Detyrat

Pasqyra e përgjithsme e detyrave të përfshira në fushëveprimin e punës në SIG-un NextGen Techstars:

  • Të organizojë dhe sigurojë takime mujore dhe punëtori me fokus në tema teknologjike si programimi, dizajni, shkenca e të dhënave, etj.
  • Të ftojë folës mysafir dhe ekspertë të industrisë që të ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre me grupin.
  • Të sigurojë mentorë dhe resurse të tjera për anëtarë, qe t’u ndihmojë atyre të ndjekin interesimet dhe synimet e tyre teknologjike.
  • Të bashkëpunojë me organizata dhe grupe të tjera teknologjike në mënyrë që bashkarisht të organizojnë evente dhe aktivitete.
  • T’u jap anëtarëve ndjenjë të komunitetit dhe përkrahjes përmes ndërveprimeve personale dhe on-line.
Shiko më shumë Shiko më pak

Klubet e Kodimit

NextGen Techstars është program i dizajnuar të përkrahë dhe promovojë klube te kodimit për të rinjët. Këto klube ofrojnë hapsirë që studentët të mësojnë për programimin kompjuterik dhe teknologjinë në mënyrë interactive dhe të drejtëpërdrëjtë. Përmes programit të NextGen Techstars, të rinjët mund të lidhen me mentorët e tyre, të marrin pjesë në punëtori, hackathon-e, dhe aktivitete të tjera që u ndihmojnë të zhvillojnë shkathtësitë dhe njohuritë e tyre në shkenca kompjuterike. Qëllimi i NextGen Techstars është që të inkurajojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe inovatorëve teknologjik duke u ofruar resurse dhe përkrahje që u nevojiten që të korrin sukses.

Klubet e kodimit janë programe jashta orarit mësimor që do t’ju ofrojnë nxënësve të shkollave publike fillore dhe të mesme të ulët mundësi të mësojnë rreth programimit kompjuterik dhe teknologjisë. Këto klube do të drejtohen nga vullnetarë apo edukatorë që janë pasionant për t’i mësuar fëmijët se si të kodojnë. Klubet e kodimit do të jenë të hapura për nxënës të të gjitha nivelevetë shkathtësisë, nga fillestarë deri në programerë të avancuar.

Në klubet e kodimit, studentët do të mësojnë si të krijojnë uebfaqe, ndërtojnë aplikacione, dizajnojnë lojëra, programojnë robotë, etj. Këto klube do të përdorin një varg metodash mësimi si ligjërimi, praktika, dhe mësimi i bazuar në projekte, në mënyrë që nxënësit t’i kuptojnë konceptet dhe teknikat e programimit kompjuterik. Klubet e kodimit të t’u ofrojnë studentëve qasje në tutoriale on-line, mësime të udhëzuara, etj., që t’u ndihmojnë t’i praktikojnë shkathtësitë e tyre dhe të punojnë në projekte.

Qëllimi i klubeve të kodimit është t'u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar rreth teknologjisë në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse dhe t'i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë që u nevojiten për të pasur sukses në këtë fushë. Duke marrë pjesë në një klub kodimi, studentët mund të mësojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të menduarit logjik dhe kreativitetin, si dhe të ekspozohen ndaj teknologjive dhe trendeve më të fundit në këtë industri.

Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti Drejtues

Komiteti Drejtues i SIG-ut "NextGen Techstars" njeh profesorë, edukatorë dhe drejtues të njohur të TIK-ut të sektorit, i përbërë nga anëtarë të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë që me angazhimin e tyre vullnetar të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti Drejtues i SIG-ut pritet të takohet në baza javore për t'i dhënë drejtim SIG-ut.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutemi plotësoni këtë formular. Komiteti Drejtues i SIG-ut "EdTech" përbëhet nga anëtarë të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, me angazhimin e tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Përgjegjësia operative e detyrave të SIG-ut i takon ekipit drejtues dhe administratës së SHPIK-ut:

Group Photo

Bekim Kasumi

SHPIK

Group Photo

Burbuqe Beqiraj

Zhvilluese e softuerit

Diellza Shllaku

SHPIK

Group Photo

Emin Hoxha

Mësimdhënës

Group Photo

Engji Goga

SHPIK

Group Photo

Ilmi Bunjaku

Mësimdhënës

Group Photo

Jozefina Dodaj

MësimdhënësE

Group Photo

Mjellma Selimi Kumnova

Mësimdhënëse

Group Photo

Muhamer Ujkani

Mësimdhënës

Group Photo

Nita Zeka

Mësimdhënëse