Arrihet Marrëveshja e bashkpunimit ndërmjet SHPIK, MINT dhe KIESA
Sot në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Shoqatës Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Kompjuterëve, me mbështetje financiare nga Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADC).
Bashkëpunimi i SHPIK-ut me MINT dhe KIESA do të fokusohet në:
– Thellimin e bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare te TIK-ut dhe atyre austriake,
– Rritjen e investimeve të jashtme,
– Promivimin e vendit tonë si destinacion i preferuar për ICT Nearshoring/Outsourcing,
– Promovimin e start-up-eve dhe ideve inovative,
– Nxitjen e ndërmarrësisë ndër të rinjë dhe të reja,
– Përkrahjen e transformimit digjital të sektorëve të ndryshëm,
– Fasilitimin e konsultimeve të ICT stakeholders, etj.
Projekti është i financuar me fonde te Austrian Developemnt Cooperation dhe Austrian Development Agency.
Nëntor 8, 2022