TechLead(H)er

Mentorimi i gjeneratës së lidereve të ardhshme

Rreth Programit

TechLead(H)er është një iniciativë inovative dhe fuqizuese e krijuar për të mbështetur rrugëtimin profesional të grave dhe vajzave në fushën e menaxhimit të projekteve brenda sektorit të ICT-së. Ky program unik mentorimi synon të shpalosë dhe të zhvillojë potencialin e pjesëmarrëseve përmes mësimit nga ekspertë të dalluar vendor, ofrimit të këshillave të personalizuara dhe krijimit të mundësive të reja për avancim profesional. Duke u fokusuar thellësisht në sfidat dhe mundësitë unike që hasen në menaxhimin e projekteve, TechLead(H)er ofron një platformë të pasur për zhvillimin e shkathtësive, rrjetëzimin dhe rritjen në karrierë, duke përgatitur gjeneratën e ardhshme të lidereve të industrisë.

Programi TechLead(H)er

Programi i mentorimit  TechLead(H)er për vitin 2025 është dizajnuar për të pajisur pjesëmarrëset me shkathtësitë kyçe në lidershipin dhe sipërmarrjen digjitale, duke integruar teknologjinë, inovacionin dhe inteligjencën emocionale për sukses në epokën digjitale.

  1. Moduli 1: Lidershipi Digjital dhe Inteligjenca Emocionale

    Qëllimi: Të zhvillojë aftësitë e lidershipit, menaxhimit të ekipeve dhe inteligjencës emocionale për të krijuar lidere të suksesshme në epokën digjitale.

    Sesioni 1: Bazat e Lidershipit Digjital

    Sesioni 2: Inteligjenca Emocionale në Lidership

    Sesioni 3: Menaxhimi i Ekipeve Digjitale

    Sesioni 4: Ushtrime Praktike dhe Studime Rasti.

  2. Moduli 2: Sipërmarrja Digjitale dhe Inovacioni

    Qëllimi: Të pajisë pjesëmarrëset me aftësitë për të zhvilluar një ide biznesi digjital, për të menaxhuar një startup dhe për të aplikuar inovacionin në sipërmarrje.

    Sesioni 1: Hapat e Parë në Sipërmarrje Digjitale

    Sesioni 2: Hulumtimi i Tregut dhe Validimi i Idesë

    Sesioni 3: Menaxhimi i Startup-it dhe Ndërtimi i Ekipit

    Sesioni 4: Pitching dhe Prezantimi i Idesë së Biznesit 

  3. Moduli 3: Marketingu Digjital dhe Branding Personal

    Qëllimi: Të mësojë pjesëmarrëset të ndërtojnë një prani të fuqishme online, të zbatojnë strategji efektive të marketingut digjital dhe të zhvillojnë brandingun e tyre personal ose të biznesit.

    Sesioni 1: Strategjitë Kryesore të Marketingut Digjital

    Sesioni 2: Branding Personal dhe Ndërtimi i Një Prezence Online

    Sesioni 3: Përdorimi i Rrjeteve Sociale për Biznes

    Sesioni 4: Analiza e Të Dhënave dhe Përmirësimi i Strategjisë

Si të regjistroheni

Anëtarësohuni në pakon STUDENT GROW duke vizituar https://www.shpik.org/anetaresimi/.

GROW është një paketë e ofruar nga SHPIK e krijuar për të mbështetur rritjen profesionale dhe personale. Anëtarësimi ofron qasje në programe të ndryshme, duke përfshirë programin e mentorimit të Menaxhimit të Projektit TechLead(H)er.