Takimi inaugures me MAShTI-n rreth Orës së Kodimit dhe Bebras Computing Challenge 2023
Kemi kënaqësinë të ju informojmë se sot në MAShTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit) u mbajt takimi inaugurues për Hour of Code dhe Bebras Computing Challenge 2023. Kjo iniciativë paraqet një hap të rëndësishëm përpara për edukimin kompjuterik në vendin tonë, duke përforcuar angazhimin kolektiv për të pajisur mendjet e reja me aftësitë digjitale të nevojshme për shekullin e 21-të.
Fokusi i diskutimit kishe të bëjë rreth sfidës “Bebras Computing Challenge: është një sfidë ndërkombëtare e dedikuar për të nxitur të menduarit algoritmik dhe kompjuterik ndër nxënësit e moshës 8-18 vjet.
Gjatë Javës së Orës së Kodimit, institucionet dhe qendrat arsimore partnere do të organizojnë një sërë kursesh kodimi, prezantime dhe sesione informuese. Këto ngjarje do të përfshijnë një spektër të gjerë temash, duke filluar nga kodimi dhe AI (inteligjenca artificiale) në fushën e shumë anshme të shkencës kompjuterike.
Me Bebras Computing Challenge 2023 dhe Orës së Kodimit, ne po synojmë t’u japim të rinjve tanë aftësitë dhe njohuritë digjiitale që u nevojiten për të pasur sukses në shekullin e 21-të. Kjo është një përpjekje ekipore për të formuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë duke përgatitur udhëheqësit tanë të ardhshëm të teknologjisë.
Le të bashkohemi për të fuqizuar liderët tanë të ardhshëm të teknologjisë!