Punëtoria ishte një ngjarje informuese dhe produktive që u dha të pranishmëve një kuptim të thellë të standardeve, ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë kualifikimet në arsim dhe zhvillimin e kurrikulës së TIK-ut. Punëtoria u drejtua nga z. Milot Hasangjekaj, ekspert kualifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, i cili ndau njohuritë dhe ekspertizën e tij të gjerë mbi këtë temë.

Punëtoria kishte për qëllim edukimin e specialistëve të arsimit dhe ekspertëve të kurrikulës së TIK-ut për dallimin ndërmjet standardeve profesionale, vlefshmërisë dhe akreditimit. Të pranishmit u informuan mbi rregulloret, ligjet dhe standardet e ndryshme që janë në fuqi për të siguruar që kualifikimet plotësojnë kriteret e nevojshme dhe njihen si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit u njohën me rolin e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) dhe kërkesat që duhet të plotësohen që një kualifikim të vlerëohet dhe akreditohet. Atyre iu dhanë informacione për institucionet dhe organizatat e ndryshme që ofrojnë mbështetje profesionale në këtë drejtim.

Gjithashtu u theksua se SHPIK, në bashkëpunim me institucionet kredibile, do të ofrojë mbështetje profesionale për të siguruar përmbushjen e kualifikimeve dhe standardeve. Kjo mbështetje do të përfshijë dhënien e udhëzimeve dhe asistencës për institucionet arsimore dhe zhvilluesit e kurrikulës për të siguruar që kualifikimet e tyre plotësojnë kërkesat e nevojshme për vërtetim dhe akreditim.

SHPIK financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Austrian Development Agency.