Mësimi DUAL i TIK-ut

Përkrahja e implementimit të mësimit DUAL për profilet e TIK-ut në IAAP-të e Kosovës.

Anëtarësohu tani
2 (Autorë)

Bekim Kasumi

Mevlyde Kasumi

176
(Anëtar)
2
(Aktivitetet)

Rreth këtij SIG-u

Grupi special i interesit "Mësimi DUAL i TIK-ut" është krijuar me qëllim që të mbështesë mësuesit, studentët, menaxhmentin e shkollave profesionale që ofrojnë profile të TIK-ut dhe bizneset e TIK-ut drejt zbatimit të suksesshëm të modelit dual të mësimit. Kjo do të lehtësojë konsultimin me palët e interesit në temat e mëposhtme:

  • Zbatimi i mësimit dual
  • Zbatimi i detyrës praktike individuale
  • Trajnimi i instruktorëve të kompanisë për mësimin e bazuar në punë
  • Sigurimi i cilësisë
  • Programet e mentorimit për nxënësit, etj.

Përfitimet e anëtarëve

Përfitimet janë të shumëfishta:

  • Zhvillimi dhe lokalizimi i vazhdueshëm i profileve të reja të TIK-ut
  • Përditësimi i vazhdueshëm i kurrikulave dhe materialeve mësimore
  • Ngritja e vazhdueshme dhe zhvillimi profesional i mësuesve
  • Trajnimi i instruktorëve të AAP-së për mësimin e bazuar në punë
  • Zbatimi i formimit profesional ndërkompani
  • Koordinimi i projekteve të mësimit të bazuar në punë
  • Menaxhimi i projekteve individuale të detyrave praktike
  • Bashkëpunimet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare

Objektivat tona

Objektivat e Dual VET SIG janë:

  • Implementim i suksesshëm i modelit DUAL VET në të gjitha IAAP-të (SHMP-të) që ofrojnë profile të TIK-ut
  • Trajnimi i menaxhmentit të dhe stafit të shkollës për modelin DUAL VET 
  • Vënia në dispozicion e veglave dhe sistemeve në mbështetjen e zbatimit të suksesshëm të DUAL VET (LMS, IPA Workflow Management, Asset Management, e-assessment, etj.).
  • sigurimi i qasjes në platformën ndërmjetësuese të praktikës profesionale për nxënësit e profileve të TIK-ut
  • Ofrimi i mundësive të shkëmbimit dhe rrjetëzimit  ndërmjet palëve të interesit të DUAL VET në Kosovë
  • Zhvillimi i procesit të akreditimit të “DUAL VET Learning Companies”.

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “Mësimi DUAL TIK” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

 
Group Photo

Abedin Bujupaj

Mësimdhënës

Arbër Gashi

Mësimdhënës

Arianit Syla

Mësimdhënës

Group Photo

Bekim Kasumi

Drejtor Ekzekutiv

Fatime Kukalaj

Mësimdhënëse

Hajrie Shehu

Mësimdhënësee

Group Photo

Ilmi Bunjaku

Mësimdhënës

Jakup Fondaj

Mësimdhënës

Group Photo

Meriton Kabashi

Mësimdhënës

Mimoza Pacolli Gashi

Mësimdhënëse

Group Photo

Mjellma Selimi Kumnova

Mësimdhënëse

Teuta Kosumi

Mësimdhënëse

Valbona Dragusha

Mësimdhënëse

Group Photo

Veton Jaha

Mësimdhënës

 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



    Eventet