Marketingu Digjital

Zbatimi i marketingut digjital dhe përdorimi i teknikave drejt qëllimit të përbashkët për të arritur audiencën e synuar global me strategji dhe metoda të shumta.

Anëtarësohu tani

Rreth SIG-ut Digital Marketing

 SIG-u Marketingut Digjital u shërben anëtarëve që kanë interes në mësimdhënien, kërkimin dhe implementimin e marketingut digjital.

Ne krijojmë vlerë për anëtarët tanë përmes buletineve, konferencave të veçanta ndërkombëtare dhe sesioneve para-konferencave si dhe gjatë konferencave.

Qëllimi ynë

Qëllimi ynë është të frymëzojmë bashkëpunimin, të nxisim avancimin e shkathtësive dhe edukimin e gjeneratave të reja dhe të krijojmë një dialog të përqendruar rreth marketingut digjital dhe mediave sociale.

Objektivat tona

  1. Përkrahja e ndërveprimit midis profesionistëve, akademikëve, njerëzve të biznesit dhe përfaqësuesve të qeverisë
  2. Promovimi i marketingut digjital
  3. Nxitja e hulumtimit mbi çështjet e marketingut digjital
  4. Shpërndarja e njohurive, rezultateve kërkimore si dhe praktikat e suksesshme në mes të anëtarëve.

Këto objektiva do të realizohen përmes aktiviteteve të ndryshme, p.sh.:

  • Seminare dhe programe konferencash që do të përmirësojnë procesin mësimor dhe hulumtues
  • Panele dhe sesione debatimesh konkurruese në konferenca si dhe punime të rishikuara e komentuara nga profesionistë të fushës e kolegë
  • Sponsorizim i konferencave ndërkombëtare në baza vjetore
  • Bashkë-sponsorizimi i konferencave tjera lokale
  • Mbështetja e aktiviteteve ndërkombëtare që e pasurojnë veprimtarinë e SHPIK-ut
  • Mirënjohja e kontributit dhe punës së profesionistëve në zhvillimin e marketingut digjital.

Përfitimet

Përmes anëtarësimit në SIG-un e Marketingut Digjital, anëtarët e SHPIK-ut do të kenë të drejtën t'i gëzojnë këto përfitime shtesë:

  1. Qasje në Knowledge Hub të SIG-ut, e ku do të jenë të publikuar artikuj të ndryshëm dhe rekomandimet më të mira në lidhje me përdorimin e kanaleve të marketingut digjital dhe informacione të shumta mbi trendet më të fundit
  2. Qasje në standarde, udhëzues praktik dhe shabllone për mediat sociale, aplikacionet, emailet dhe shumë mjete të tjera të përdorura në marketingun digjital
  3. Qasja në shembuj se si të zbatohen standardet e zhvillimit të një marketingu digjital, menaxhimi i të gjitha këtyre kanaleve dhe shembuj të ndryshëm rreth qasjes dhe përfitimit të audiencës së synuar
  4. Mundësia e përfitimit të trajnimeve dhe certifikimeve me zbritje çmimi
  5. E drejta për të marrë pjesë në sesione konsultimi, webinare, takime dhe ngjarje të tjera të krijuara ekskluzivisht për profesionistët dhe aspirantët në këtë fushë
  6. Ofrimi i mundësisë për të mentoruar gjeneratat e reja dhe për të përfituar nga kreditet përkatëse për t'u kualifikuar si anëtarë drejtues të organizatës
  7. Ofrimi i mundësisë për të marrë pjesë në programe mentorimi, përmes të cilave programe, nxënësit dhe studentët do të avancojnë njohuritë dhe aftësitë nga kjo fushë

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-uttë Marketingut Digjital është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të detyrave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

Group Photo

Aurora Kingji

Growzilla

Group Photo

Dajt Gjonbalaj

SHPIK

Group Photo

Drin Arifi

Kutiza

Group Photo

Shkelzen Buqezi

Herzwill

 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



    Eventet