Të përkushtuar për fuqizimin dhe frymëzimin e gjeneratave të ardhshme të grave lidere dhe ndërtimin e mjediseve gjithëpërfshirëse!
Anëtarësohu taniJu keni arritur numrin tuaj maksimal të SIG-ave. Ndryshoni planin tuaj të anëtarësimit një nivel më lart, për t'u bërë anëtar i këtij SIG-u
Upgrade PlanSIG-u Women in ICT (nga angl. Special Interest Group, Gratë në TIK) synon përkrahjen e grave në ngritjen e shkathtësive të tyre teknike dhe udhëheqëse.
Në Kosovë, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në programe studimore e profesione të TIK-ut si dhe në pozita udhëheqëse në ndërmarrje, në relacion me përqindjen e tyre në popullatë.
Prandaj, përfaqësimi i barabartë i grave dhe i burrave në profesione të TIK-ut dhe në pozita menaxheriale / vendim-marrëse është një prej synimeve të SHPIK-ut.
Rrjetëzimi i grave të reja me liderë e lidere me përvojë, që ofrojnë këshillim, mentorim dhe coaching në një mjedis mbështetës dhe social do të jetë pjesë përbërëse e misionit të SHPIK-ut dhe do ta ketë përkrahjen e duhur financiare të organizatës.
Women in ICT do të mbështesë rrjetëzimin dhe fuqizimin e grave profesioniste dhe aspiruese në avancimin e shkathtësive të tyre teknike dhe udhëheqëse. Kjo do të arrihet përmes ofrimit të trajnimeve, mentorimit dhe eventeve të ndryshme rrjetëzuese.
Shërbimet e SHPIK-ut do të përfshijnë një numër të madh të aktiviteteve, në të cilat anëtaret e SHPIK-ut do të mund të:
Çdo vit, SHPIK do të organizojë një program të mentorimit, në të cilin do të bëhet matching 1-1 në mes të grave pjesëmarrëse/përftuese të shërbimit të mentorimit dhe mentorëve me reputacion të shkëlqyer vendor e ndërkombëtar.
Shërbimet e SIG-ut Women in ICT do të jenë të dizajnuara konform kërkesave të anëtarëve përfituese.
Ndër të tjera, në kuadër të këtyre shërbimeve dhe në bashkëpunim me qendrat trajnuese (partnere të SHPIK-ut) do të ofrohen trajnime nga këto fusha:
Komiteti Drejtues i SIG-ut “Women in ICT” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-ut të cilët dëshirojnë që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.
Komiteti drejtues i SIG-ut pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës të SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.
Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.
Kolegji Universum
SHPIK
FIEK
Çikat n'STEM
Leadership and Growth Council
Women in Tech Kosovo
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem ta plotësoni këtë formë: