Gaming Development

Rrjetëzimi i talentëve dhe shkëmbimi i eksperiencave nga fusha e zhvillimit të lojërave.

Anëtarësohu tani

Misioni

Misioni i këtij SIG-u është të fuqizojë komunitetin që promovon krijimin e lojërave dhe mediave interaktive me cilësi të lartë, tërheqëse dhe inovative. Anëtarët e këtij SIG-u do të përfitojnë mbështetje dhe zhvillim të aftësive në të gjitha aspektet e krijimit të lojës, si dizajnit, zhvillimit të lojrave, grafikave, zërit (sound) dhe elementve të tjera.

Fokusi

SIG-u fokusohet në aspekte të ndryshme të zhvillimit të lojërave kompjuterike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • Dizajnimit dhe mekanikës së lojërave
  • Programimit dhe skriptimit
  • Grafikës dhe animacionit
  • Akustikës (Sound) dhe muzikës
  • Testimit të lojës dhe sigurimit të cilësisë
  • Publikimit dhe marketing-ut
Shiko më shumë Shiko më pak

Përfitimet

Si anëtar i këtij SIG-u, ju do të keni qasje në përfitimet e mëposhtme:

  • Mundësi për t'u ndërlidhur me profesionistë të kësaj fushe
  • Promovimi i profesioneve të zhvillimit të softuerit në Kosovë
  • Identifikimi i sfidave të këtyre profesioneve dhe ofrimi i zgjidhjeve
  • Pjesëmarrje në punëtori (workshop) dhe sesione trajnimi mbi tema të ndryshme të zhvillimit të lojërave
  • Qasje në burime dhe mjete ekskluzive për zhvillimin e lojërave
Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “Gaming Developers” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-ut, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës të SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Shiko më shumë Shiko më pak

Eventet