Blockchain & FinTech

Grupi i Interesit Blockchain & Fintech është destinacioni juaj për diskutime, resurse online, edukim dhe mundësi rrjetëzimi me individë të përkushtuar ndaj teknologjisë blockchain dhe fintech.

Anëtarësohu tani

Rreth SIG-ut Blockchain & Fintech

Blockchain dhe Fintech SIG përfaqëson profesionistë të industrisë që punojnë së bashku për të studiuar se si blockchain dhe fintech mund të ndihmojnë në përmirësimin e punës dhe të jetës sonë.
Blockchain është bërë një kornizë revolucionare e decentralizuar e menaxhimit të të dhënave që e ka transformuar mënyrën e shkëmbimit të informatave.

Përveç popullaritetit në rritje të blockchain-it në sektorin e financave, viteve të fundit ka pasur po ashtu një rritje shpërthyese të aplikacioneve në sektorë të tjerë të industrive kryesore, duke përfshirë por pa u kufizuar në transportin, kujdesin shëndetësor, energjinë dhe zinxhirin e furnizimit.

Objektivat

Objektivi ynë është të ndihmojmë kompanitë, konsumatorët dhe të gjithë shoqërinë që të menaxhojnë më mirë operacionet, proceset dhe jetën e tyre financiare duke përdorur softuer dhe algoritme të specializuara që përdoren në kompjuterë dhe, gjithnjë e më shumë, në smartfonë.
Në këtë grup interesi, sfidat me të cilat përballet zhvillimi i suksesshëm i blockchain do të preken, duke përfshirë trilemën e blockchain- arritjen e:

  • rrjeteve të decentralizuara,
  • të sigurta dhe
  • të shkallëzueshme.

Ne synojmë të edukojmë mbi dobitë e aplikacioneve të decentralizuara (dapps), kontratat inteligjente dhe aplikimet e tyre aktuale në botën reale, duke përfshirë financat e decentralizuara dhe tokenat jo të këmbyeshëm.

Grupi do të trajtojë ndër të tjera mënyra të reja në të cilat kontratat inteligjente mund të përdoren dhe vlerësojnë projektet aktuale brenda sektorëve të ndryshëm të kësaj ekonomie të re digjitale.

Fushëveprimtaria

Në këtë SIG do të keni mundësinë të mësoni për trendet e fundit në lëminë e Blockachian dhe FinTech, aftësitë e nevojshme për të punuar në këto fusha dhe perspektivat e karrierës së Blockchain dhe FinTech, gjithashtu të mësoni për kuletat digjitale dhe aplikacionet e pagesave, e-Health, etj.

Për ta arritur këtë, anëtarët e këtij SIG do të kenë mundësinë përmes eventeve të ndryshme të:

  • debatojnë rreth temave aktuale në këtë fushë me profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë
  • organizojnë trajnime
  • shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre
  • promovojnë praktikat e mira
  • identifikojnë sfidat e profesionit dhe të krijojnë zgjidhje përkatëse.
Shiko më shumë Shiko më pak

Përfitimiet

Përmes anëtarësimit në SIG-un e FinTech-ut, anëtarët e SHPIK-ut, do të kenë të drejtë t’i gëzojnë këto përfitime shtesë:

  • Qasje në Knowledge Hub të SIG-ut, në të cilin do të publikohen artikuj të ndryshëm dhe rekomandime të lidhura me praktikimin dhe përdorimin e platformave rreth FinTech-ut.
  • Qasje në standarde, udhëzues praktik e templates për përdorimin e platformave Robinhood, Venmo, Klarna, Square dhe platforma të tjera të përdoruara nga FinTech
  • Qasje në shembuj të implementimit të aplikacioneve celulare, pagesave celulare, blockchain, kriptovalutave dhe tregut aksionar.
  • Mundësi të përfitimit të trajnimeve dhe certifikimeve me zbritje të çmimit.
  • Të drejtë pjesëmarrjeje në sesione këshilluese, webinare, meetups e evente tjera ekskluzivisht të dizajnuara për profesionistë dhe aspirues të kësaj fushe
  • Ofrimi i mundësisë për të qenë mentor i gjeneratave të reja dhe përfitimit të kredive relevante për t’u kualifikuar si anëtarë udhëheqës i organizatës

Ofrimi i mundësisë së pjesëmarrjes në programe të mentorimit, përmes të cilave programe do të avancohen njohuritë dhe shkathtësitë e kësaj fushe, do të jenë të një rëndësi të veçantë për aspiruesit e këtyre profesioneve.

Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “Blockchain & FinTech” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



     
    Shiko më shumë Shiko më pak

    Eventet