– vendtakim i edukatorëve me një qëllim të përbashkët – avancimin e aftësive të tyre dhe frymëzimin e edukimit të gjeneratave të ardhshme të përdoruesve digjital.
Anëtarësohu taniJu keni arritur numrin tuaj maksimal të SIG-ave. Ndryshoni planin tuaj të anëtarësimit një nivel më lart, për t'u bërë anëtar i këtij SIG-u
Upgrade PlanEdTECH SIG është krijuar me qëllim që të mbështesë mësimdhënësit e TIK-ut, nxënësit, studentët, menaxhmentin e shkollave drejt integrimit të suksesshëm dhe përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor brenda dhe jashtë shkollave.
Zhvillimi i hovshëm i TIK e bën të domosdoshme aktualizimin e shkathtësive digjitale për mësimdhënës. Avancimi i shkathtësive digjitale përmes zbatimit të teknologjisë së TIK-ut në procesin mësimor dhe aftësimi në përdorimin e TIK-ut janë fokusi i këtij SIG-u. Ky SIG është i krijuar nga mësimdhënësit dhe shërben për rrjetëzim, avancim të shkathtësive dhe shkëmbim të përvojave nga fusha e përdorimit të TIK-ut në shkolla.
Përmes organizimit në këtë SIG mësimdhënësit do të mund t’i artikulojnë nevojat dhe kërkesat e tyre për trajnime të vazhdueshme në fushën e TIK-ut, të shkëmbejnë përvojat e tyre me njëri tjetrin dhe të ndihmojnë avancimin a vazhdueshëm profesional.
Për të arritur këtë, anëtarët e këtij SIG-u do ta kenë mundësinë që përmes eventeve të ndryshme të:
Përmes anëtarësimit në SIG-un EdTech, anëtarët e SHPIK-ut, do të kenë të drejtë t’i gëzojnë këto përfitime shtesë:
Komiteti Drejtues i SIG-ut “EdTech” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-ut, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u. Nga anëtarët e Komitetit Drejtues pritet të kontribuojnë së paku 50 orë pune përgjatë një viti për të mirën e komunitetit. Kjo punë mund të jetë në forma të ndryshme (p.sh. mentorimi, shkrimi dhe publikimi i artikujve, përkrahja organizative, tj.)
Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës të SIG-ut dhe planin opercional (përfshirë buxhetin).
Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.
Aktualisht, anëtarë të Komitetit Drejtues të këtij SIG-u janë:
SHPIK
SHPIK
SHPIK
Specialiste e mësimit elektronik në “Mileniumi i Tretë”
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë: