Artet Digjitale

Promovimi dhe zhvillimi i artit digjital dhe dizajnit interaktiv.

Anëtarësohu tani

Rreth ketij SIG-u

Digital Arts e përfaqëson komunitetin e profesionistëve dhe aspiruesve të arteve vizuale digjitale në Kosovë. Digital Arts është vendtakim i artistëve digjital dhe hulumtuesve për të bashkëpunuar, krijuar, prezantuar dhe promovuar punën, të arriturat e tyre dhe profesionet që e përbëjnë këtë grup special të interesit.

Objektivat

Fokusi i Digital Arts është  fasilitimi i dialogut ndër artistë vizual, hulumtues, edukatorë, dizajner, kompani e vendim-marrës relevant të sektorit privat e publik, me qëllim të:

  • promovimit e avansimit të këtyre profesioneve në vendin tonë
  • promovimit të profesionistëve të Kosovës brenda dhe jashtë vendit
  • nxitjes së bashkëpnimit brenda dhe jashtë vendit
  • avansimit të kurrikulave ekzistuese dhe krijimit të kurrikulave të reja
  • promovimit të praktikave të mira
  • përvetësimit të shkathtësive të reja

Fushëveprimtaria

Fushëveprimtaria e këtij SIG-u i përfshin këto tema:

  • UI/UX Design
  • Video Editing
  • Game Design
  • Graphic Design
  • Motion Graphics
  • Animations
  • Fotografia digjitale
  • Podcasts
  • 3D Design, etj.

Përfitimet për anëtarë

Anëtarët e SIG-ut Digital Arts, do të kenë mundësi të përfitojnë shumë shërbime, ndër të cilat, më të rëndësishmet janë:

  • Qasje në Knowledge Hub të SIG-ut, në të cilin do të publikohen artikuj të ndryshëm dhe rekomandime të ndërlidhura me praktikimin, ilustrimin, teknikat dhe përdorimet e veglave rreth arteve digjitale
  • Qasje në standarde, udhëzues praktikë e templates
  • Qasje në shembuj se si të implementohen mediumet dhe teknikat në artet digjitale.
  • Mundësi të përfitimit të trajnimeve dhe certifikimeve me zbritje të çmimit
  • Të drejtë pjesëmarrjeje në sesione këshilluese, webinare, meetups e evente tjera, ekskluzivisht të dizajnuara për profesionistë dhe aspirues të kësaj fushe
  • Ofrimi i mundësisë për të qenë mentor i gjeneratave të reja dhe përfitimit të kredive relevante për t’u kualifikuar si anëtarë udhëheqës i organizatës
  • Mundësit të regjistrimit në programe të specializuara të aftësimit profesional dhe mentorimit për nxënës dhe studentë.
Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “Artet Digjitale” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-ut, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

 
Group Photo

Avni Bixhaku

Group Photo

Fatlum Zeka

Group Photo

Kujtim Aliu

Group Photo

Vedat Zeka

 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



    Eventet