AI & Machine Learning

Encourages and supports the development and use of artificial intelligence and machine learning concepts and methods in all areas of computing.

Anëtarësohu tani

Objektivat

Objektivat kryesore të këtij SIG-u janë analizimi, krijimi dhe vënia në praktikë e zgjidhjeve për ndryshime komplekse në teknologji dhe praktika më të mira për AI/ML përmes mësimit të vazhdueshëm.

Rreth këtij SIG-u

Organizimi i këtij SIG është i përkushtuar ndaj transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke bashkuar studiuesit e AI/ML në një mjedis konstruktiv dhe bashkëpunues për të përballuar sfida të vështira me pasoja të rëndësishme.

Qëllimi i SIG është të sigurojë informacion të detajuar në zhvillimin dhe zbatimin e praktikave në lidhje me inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive.

Për ta arritur këtë, anëtarët e këtij SIG do të kenë mundësinë përmes eventeve të ndryshme të:

  • Organizimi i Hackathons AI/ML për të krijuar prototipa ose për të zgjidhur problemet e botës reale
  • Puna me përdoruesit për të vënë në dispozicion të dhënat më të dobishme në mënyrat më të dobishme
  • Të organizojmë diskutim të hapur, debat dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve të AI/ML.
  • Identifikimi i sfidave të profesionit dhe gjetja e zgjedhjeve të duhura
  • Kërkesa ndaj ekspertëve të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre.
  • Angazhimi në mësimin e lartë përmes trajnimit dhe komunikimit
  • Të ofrojë mundësi për anëtarët për të fituar përvojë praktike në AI/ML

Shiko më shumë Shiko më pak

Përfitimet

Duke u anëtarësuar në SIG të AI/ML, anëtarët e SHPIK-ut do të kenë të drejtën të gëzojnë përfitimet shtesë të mëposhtme:

  • Qasje në Knowledge Hub të SIG, e cila do të publikojë artikuj të ndryshëm dhe praktikat më të mira në lidhje me praktikat AI/ML
  • Qasje në standarde, udhëzues praktik dhe shabllone për AI/ML
  • Qasje në shembuj, udhëzime dhe mjete për zbatimin e AI/ML
  • Mundësi të përfitimit të trajnimeve dhe certifikimeve me zbritje çmimi
  • E drejta për të marrë pjesë në sesione konsultimi, webinare, takime dhe ngjarje të tjera të krijuara ekskluzivisht për profesionistët dhe aspirantët në këtë fushë
  • Ofrimi i mundësisë për të mentoruar gjeneratat e reja dhe për të përfituar nga kreditet përkatëse për t'u kualifikuar si anëtarë drejtues të organizatës
  • Ofrimi i mundësisë për pjesëmarrje në programe mentorimi, përmes të cilave programet do të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e kësaj fushe.



Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “AI & ML” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

Group Photo

Amar Rama

Group Photo

Dren Qerimi

Group Photo

Drilon Jaha

 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



    Eventet