SHPIK dhe MASHTI nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi
Me qëllim të avancimit të shkathtësive të TIK-ut në sistemin e arsimit, nënshkruam Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Fokusi kryesor i bashkëpunimit është përkrahja dhe mbështetja e Ministrisë në implementimin e mësimit dual për profilet e TIK-ut në IAAP-të publike, bazuar në modelin e aprovuar nga MASHTI.
Kjo marrëveshje ndër të tjera, parasheh:
- Ngritjen e klubeve të kodimit/Zhvillimin dhe azhurnimin e vazhdueshëm të kurrikulave të profileve të TIK-ut për IAAP;
- Mbështetjen e MASHTI në implementimin e mësimit dual në IAAP-të me profile të TIK-ut dhe ndërlidhjen e shkollave profesionale me tregun e punës;
- Organizimin e garave të shkathësive;
- Zhvillimin profesional të mësimdhënësve, etj.
Gjithashtu, parasheh promovimin e profesioneve të TIK-ut dhe IAAP-ve që i ofrojnë profilet në nivel vendi, ofrimin e trajnimeve dhe sesioneve të mentorimit për mësimdhënësit e profileve të TIK-ut të IAAP-ve përkatëse.
SHPIK financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Austrian Development Agency.
