Sfida Bebras Computing 2024
Më 8 Nëntor 2024, u mbajt Sfida Bebras në tërë Kosovën, ku u përfshinë 18 komuna dhe 68 shkolla, me gjithsej 1762 nxënës pjesëmarrës. Kjo ngjarje e rëndësishme që promovon aftësitë kompjuterike dhe të menduarit logjik te të rinjët ka bërë bashkë nxënës të angazhuar dhe të motivuar, të cilët kanë treguar talentin dhe përkushtimin e tyre në mendimin logjik dhe zgjidhjen e problemeve.
Për 16 nxënës që kaluan fazën e parë, rruga drejt finales është tashmë e hapur! Ata po përgatiten për garën finale që do të mbahet më 30 Nëntor në Prishtinë, ku do të sfidohen për të treguar aftësitë e tyre në nivel vendi.
Ky sukses i nxënësve është një pasqyrë e përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësimdhënësve dhe shkollave, të cilët kanë mbështetur dhe inkurajuar çdo hap të kësaj sfide. Angazhimi i tyre ka pasur një rol të rëndësishëm për arritjet e deritanishme dhe përgatitjen e mëtejshme për fazën finale.
Sfida Bebras është më shumë se një garë – është një mundësi për të nxitur mendimin kritik dhe kreativitetin tek brezi i ri!