Rëndësia e punës sonë

Puna e profesionistëve të TIK-ut po ndryshon shoqërinë tonë dhe mënyrën tonë të jetesës
dhe punës, ndaj është e rëndësishme që gjatë punës tonë, si anëtarë të këtij komuniteti, të
sillemi me përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale. Ky kod etike dhe sjelljeje
profesionale do të drejtojë dhe frymëzojë sjelljen etike dhe profesionale të të gjithë
anëtarëve të SHPIK-ut, përfshirë studentët, stafin, organizatat, mësuesit, këshilltarët,
profesionistët e lirë dhe partnerët tanë.

Parimet tona esenciale

Në SHPIK, ne ndajmë këto parime tëpërbashkëta:

  1. Rëndësia e aftësive dixhitale

    Aftësitë dixhitale janë të një rëndësie kritike për zhvillimin e shoqërisë!

  2. Profesionalizmi

    Aftësitë dixhitale janë të një rëndësie kritike për zhvillimin e shoqërisë!

  3. Puna vullnetare

    Puna vullnetare, angazhimi dhe pjesëmarrja e komunitetit janë mënyra më e mirë për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e organizatës!

  4. Diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja

    Transformimi dixhital i shoqërisë nuk mund të ndodhë me koston e barazisë, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Ne do të sigurohemi që me veprimet tona askush të mos mbetet pas!

  5. Komuniteti

    Shkëmbimi dhe ndërveprimi i anëtarëve të komunitetit të IT me komunitetet e tjera është mënyra më e mirë për të mësuar dhe përparuar.

  6. Të menduarit ndryshe

    Ne inkurajojmë të menduarit e ndryshëm për të nxitur tolerancën, respektin, mirëkuptimin dhe inovacionin në punën dhe komunitetin tonë.

  7. Respekti dhe përgjegjësia

    Ne komunikojmë hapur me njëri-tjetrin në një frymë vullneti të mirë. Në rast konfliktesh, ne do të angazhohemi për t'i zgjidhur ato në mënyrë të drejtë dhe objektive për të prodhuar zgjidhje efektive. Kultura jonë e komunikimit është ndërtuar mbi besimin reciprok. Kritika konstruktive është e mirëseardhur.

  8. Sinqeriteti dhe integriteti

    Ne do të ndërveprojmë në mënyrë konstruktive dhe të ndershme. Puna jonë, metodat tona të punës, të dhënat, proceset dhe rezultatet e punës sonë do të kryhen dhe dokumentohen me besnikëri.

Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale

Kodi i sjelljes së organizatës sonë përcakton parimet që do të na udhëheqin në punën tonë si organizatë dhe në ndërveprimin tonë me anëtarët e organizatës sonë ose organizata të tjera. Ky kod sjelljeje është i zbatueshëm për të gjithë anëtarët e organizatës si dhe për të gjithë punonjësit e organizatës. Parimet e kodit tonë të etikës dhe sjelljes profesionale janë.

  1. E mira publike do të jetë fokusi dhe shqetësimi ynë
  2. Proceset tona të vendimmarrjes do të jenë gjithmonë transparente
  3. Ne do të monitorojmë vazhdimisht punën tonë për të siguruar objektivitet dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrim veprime korrigjuese
  4. Ne do të jemi gjithmonë të sinqertë në komunikimin dhe veprimet tona
  5. Vendimet tona do të jenë gjithmonë në interesin më të mirë të shoqërisë, sigurisë publike dhe mjedisit
  6. Ne do të përmbushim gjithmonë detyrimet tona
  7. Ne do të përpiqemi të ruajmë reputacionin e profesionit dhe të avancojmë vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë tona profesionale si dhe të jemi të njohur me zhvillimet dhe standardet më të fundit teknologjike që janë relevante për qëllimin tonë
  8. Ne do të respektojmë pronën intelektuale
  9. Ne do të mbrojmë konfidencialitetin e informacionit që na është besuar
  10. Ne do të respektojmë privatësinë e të dhënave dhe nuk do të cenojmë kurrë të drejtat e individëve ose grupeve
  11. Ne do të respektojmë ligjet dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare
  12. Ne do të zbatojmë praktikat më të mira profesionale në punën tonë
  13. Ne do të angazhohemi të punojmë vetëm në ato fusha për të cilat jemi kompetent
  14. Ne do të ndërtojmë sisteme dhe zgjidhje që janë të qëndrueshme dhe të sigurta
  15. Ne do të krijojmë mundësi që anëtarët e organizatës të zhvillohen
  16. Anëtarët e SHPIK-ut zotohen se do ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt
  17. Ne nuk do të tolerojmë asnjë formë diskriminimi, ngacmimi seksual, dhunë apo frikësim
  18. Ne do të shmangim pjesëmarrjen në çdo aktivitet që mund të dëmtojë organizatën ose reputacionin e organizatës dhe anëtarëve të saj
  19. Konfirmimi i marrëveshjes për vlefshmërinë dhe zbatimin e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale do t'i paraprijë anëtarësimit në SHPIK.
  20. Ky kod mund të ndryshohet herë pas here në përputhje me procedurat që do të përcaktojnë strukturat drejtuese
  21. Ne do ta respektojmë, zbatojmë dhe promovojmë këtë kod të etikës dhe sjelljes profesionale
  22. Shkelja e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale është në kundërshtim me anëtarësimin në SHPIK dhe mund të raportohet në fshehtësi dhe në mënyrë anonime nga kushdo.
  23. Shkelja e kësaj marrëveshjeje do të rezultojë në përjashtimin e menjëhershëm nga organizata