SHPIK

Shoqata Profesioniste e Informaticientëve të Kosovës

Është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TIK-ut në Republikën e Kosovës

Rreth SHPIK-ut

SHPIK – (akronimi për: Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës, në anglisht: Professional Association of Kosovo Informaticians) - është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TIK-ut në Republikën e Kosovës. SHPIK, themeluar fillimisht në vitin 2013, filloi punën operative në vitin 2022, falë mbështetjes financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), OCG (Austria Computer Association) dhe Smart Bits.

Fokusi i SHPIK-ut është:

  • Përfaqësimi i interesave të komunitetit lokal të TIK-ut brenda dhe jashtë vendit
  • Lidhja e komunitetit lokal të TIK-ut brenda vendit dhe me komunitetet  në vende të tjera
  • Avancimi i profesioneve të TIK-ut në Kosovë
  • Mbështetja e institucioneve qeveritare në hartimin e politikave përkatëse
  • Bashkëpunimi me organizata të tjera përfaqësuese të bizneseve dhe profesionistëve për tema të përbashkëta
  • Inkurajimi dhe mbështetja e inovacionit në TIK-ut 
  • Avancimi i aftësive digjitale
  • Mbështetja dhe promovimi i transformimit digjital në shoqëri (arsimi, prodhimi, qeveria, shëndetësia, drejtësia, etj.)
  • Mbështetja e zhvillimit dhe avancimit të kurrikulave për aftësitë digjitale
  • Ofrimi i mbështetjes për sigurimin e cilësisë në arsimin e TIK-ut
  • Certifikimi i aftësive digjitale

Promovimi i Kosovës si një IT(TIK) Near-/Offshoring për kompanitë evropiane dhe ndërkombëtare

Misioni ynë

Misioni i SHPIK-ut është fuqizimi i komunitetit të TIK-ut në Kosovë.