Prezantimi i kurrikulave të reja të Arsimit Profesional
Sot ne MASHTI u prezantuan kurrikulat e reja të Arsimit Profesional, bazuar në modelin e mësimit DUAL. Veçanti e këtyre kurrikulave është organizimi i mësimit në tri vende: Shkollë – Vendi i punës (MVP) dhe modulet ndër-biznesore. Numri i orëve për MVP për tri vite mësim do të jetë 2067, që përbën një rritje prej 227% në krahasim me kurrikulat ekzistuese.
Kjo kurrikulë është e bazuar në standardin e mirënjohur Zviceran të arsimit profesional dual.
Pjesa e e-contenteve të kësaj kurrikule është financuar nga LuxDev, kurse pjesa e kurrikulës dhe modelit dual është financuar nga SHPIK dhe donatorët e saj.
Falënderime të shumta për donatorët dhe partnerët e këtij projekti shkojnë për: LuxDev, ICT Berufsbildung Schweiz, INDEV, eee – Group, Smart Bits, OCG, Bit Kosova, Paul Knoblauch, Urs Martini, Manfred Brandner, Max Luethi dhe të gjithë kontribuesit e tjerë.
Në veçanti theksojmë punën dhe angazhimin e Inxhinieres së Informatikës, Ekspertes së kurrikulave, Inxh. EMBA znj. Mevlyde Kasumi, e cila e menaxhoi këtë proces kompleks e shumë sfidues në mënyrë të përkryer.
Falënderojmë edhe autorët e 120 moduleve të ndryshme profesionale, që i përbëjnë këto kurrikula.
Shumë e rënëdishme është të theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me Znj. Ministre Arbërie Nagavci si dhe të falenderojmë për lidershipin dhe përkushtimin e saj për avancimin e Arsimit Profesional në Kosovë, Znj. Majlinda Rizvanolli dhe Drejtorit Lah Nitaj për besimin dhe përkrahjen e tyre.
SHPIK do të punoj ngushtë me të gjitha SHMP-të që dëshirojnë ta implementojnë këtë kurrikulë. Në koordinim me DKA-të do të identifikohen dhe përkrahen shkollat anëembanë vendit.
Na priftë e mbara!
![calendar-icon](https://www.shpik.org/wp-content/themes/shpik/assets/images/cal.png)