Me 13-17 nëntor zhvillohet Ora e Kodimit në shkollat e Prishtinës e gjithandej Kosovës.
Fuqizimi i fëmijëve tanë me aftësi kodimi shkon përtej teknologjisë. Prandaj, nënkryetarja fton të gjithë mësimdhënësit që të angazhojnë fëmijët sa më shumë në aktivitete të kodimit, në mënyrë që sa më herët të stimulojmë mendim kritik e kreativitet për punësim e arritje të garantuar nesër në secilën industri.

Duke u mbështetur në këtë momentum, SHPIK dhe Komuna e Prishtinës do të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të avancimit dhe integrimit të teknologjisë në arsim dhe krijimin e programeve gjithëpërfshirëse të kodimit për të ardhmen e ndritur të rinistë tonë.