Mbahet takimi i parë me Menteet e përzgjedhura në programin e mentorimit TechLead(H)er
SHPIK shënoi një moment të rëndësishëm të hënën më 15 maj, duke mbledhur së bashku 40 gra dhe vajza të talentuara nga sektori i TIK-ut të përzgjedhura si Mentees në programin e mentorimit TechLead(H)er.
Me qëllim të fuqizimit të grave në pozita udhëheqëse dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm të TIK-ut në Kosovë, Menteet u njoftuan se programi do t’u ofrojë mentorim të vlefshëm, këshilla profesionale, mundësi rrjetëzimi dhe shkathtësi të nevojshme për të avancim në karrierën për t’u bërë udhëheqëse të suksesshme në karrierat e tyre.
Pika kryesore e takimit ishte njoftimi i Menteeve për funksionimin me Mentorët të cilët do t’i udhëzojnë dhe frymëzojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit. Mentorët, të cilët do të përbëhen nga figura të shquara vendase dhe ndërkombëtare të TIK-ut, do të sjellin në tryezë një përvojë dhe njohuri të bollshme. Duke ndarë ekspertizën e tyre dhe duke ofruar udhëzime, këta mentorë do të luajnë një rol kyç në formësimin e rrugëve të karrierës së menteeve dhe duke i ndihmuar ato të zhvillojnë shkathtësitë kyçe në karrierë.
Programi TechLead(H)er synon t’i pajisë Menteet me një mori shkathtësish gjithëpërfshirëse që përfshjnë udhëheqjen sipërmarrëse, zhvillimin e biznesit, menaxhimin e projekteve dhe shumë fusha të tjera. Ndërmjet takimeve javore, konsultimeve dhe këshillave me Mentorët, Mentee do të fitojnë njohuri të vlefshme mbi funksionimin e brendshëm ekipor dhe do të rrisin aftësitë e tyre për të shkëlqyer në rolet e tyre përkatëse
Takimi shërbeu si një pikënisje frymëzuese, duke ndezur entuziazëm dhe vendosmëri brenda Menteeve për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të përfituar sa më shumë nga programi.
Ndërsa nisin këtë rrugëtim transformues, ato padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të TIK-ut në Kosovë, duke u shfaqur si lidere që do të formësojnë të ardhmen e kasaj industrie.