Më 18 maj, SHPIK mbajti Konferencën e parë për Ditës Globale të Qasshmërisë në bashkëpunim me SHVK (Shoqata e të Verbërve në Kosovës). Kjo ngjarje e rëndësishme kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e gjithëpërfshirjes për individët me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe më gjerë.

Konferenca u fokusua në Ditën Globale të Qasshmërisë dhe prezantoi rezultatet e barometrit të qasshmërisë, ku u vlerësuan 66 faqe të internetit të institucioneve publike të Kosovës.

   

Kosova ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në vitin 2012, e cila kërkon që shtetet të promovojnë përfshirjen e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri. Si e tillë, është thelbësore që institucionet publike të ofrojnë faqe interneti të qasshme për të plotësuar nevojat e të gjithë përdorues

Në konferencë u prezantua barometri i qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë bëri vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, si p.sh.:

  • Web Accessibility Directive (2016/2102/EU),
  • European Accessibility Act (EAA) dhe
  • United Nations Convention on the Rights of Persons with Disabilities (UNCRPD).

Përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti për personat e verbër.

Nga 66 ueb faqet që u studiuan, vetëm 7 arritën rezultatet e dëshiruara për sa i përket qasshmërisë. Ueb faqet që arritën rezultatet e dëshiruara janë: Ministria e punëve të brendshme, Kompania rajonale ujësjellësit, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Administrata Tatimore, Shpik, E-Kosova, dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal të cilave SHPIK ju ndau mirënjohje.

Për më tepër, si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar qasshmërinë, SHPIK ka ndarë indekest për 66 platformat e studiuara. Ky indekset shërbejnë si n udhëzues gjithëpërfshirës, duke theksuar fushat që kërkojnë përmirësim për të rritur qasjen për individët me aftësi të kufizuara. Duke adresuar këto çështje, ne besojmë se këto platforma mund të bëhen edhe më efektive dhe të qasshme për të gjithë.

   

Për t’ju ofruar një kuptim gjithëpërfshirës të rezultateve, ne kemi prezantuar raportin e detajuar të barometrit të qasshmërisë pjesëmarrësve si: donatorët e projektit (ADA), Zyra për Qeverisje të Mirë, Avokati i Popullit, përfaqësues nga shoqatat e të verbërve nga komunat e Kosovës, institucionet e webfaqeve të studiuara, mediat e Kosovës etj.

Ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit dhe folësit që kontribuan në suksesin e kësaj ngjarje. Së bashku, ne mund të vazhdojmë të bëjmë hapa të jashtëzakonshëm drejt një të ardhme më të qasshme dhe gjithëpërfshirëse.