Javën e Kodimit e filluam me një vizitë nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, dhe Zëvendësministrin Kelmendi në SHFMU ”Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë!
Në kuadër të iniciativës globale Ora e Kodimit, ka filluar sot java e Orës së Kodimit në Kosovë, me ç ‘rast ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në aktivitete me nxënësit e klasës së 6-të të SHFMU “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë.
SHPIK dhe MASHTI janë të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit të tyre, duke u fokusuar në avancimin e shkrim-leximit digjital dhe integrimin e teknologjisë në arsim.
Së bashku, ne po përgatitemi për të zhvilluar programe gjithëpërfshirëse të kodimit, duke u siguruar që nxënësit tanë të jenë të pajisur për të ardhmen e drejtuar nga teknologjia.
Nëntor 13, 2023