SHPIK

Kurrikulat e TIK-ut per IAAP

Ut id finibus tellus. Maecenas sed volutpat sem, eget ultricies purus. Cras vel metus turpis. Nulla facilisi.

About ICT Curriculas for VET

TIK-u është i kërkuar gjithkund!

Digjitalizimi është gjithëpërfshirës. Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) mund ta gjejmë në çdo fushë të jetës, si në smartphone, në shtëpi, tregti online, argëtim, apo udhëtime e shëndetësi.

Kurrikula e njohur zvicerane për TIK, e zhvilluar nga ICT Berufsbildung Schweiz, shquhet për qasjen e saj gjithëpërfshirëse. Ajo i ekuilibron njohuritë teorike dhe aftësitë praktike, duke iu përshtatur kërkesave dinamike të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Kjo kurrikulë është krijuar për t'i pajisur nxënësit me një kuptim të thellë të koncepteve themelore dhe atyre të avancuara të TIK-ut, duke nxitur gjithashtu të menduarit kritik, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve teknologjike. E njohur për standardet e larta dhe lidhjen me nevojat e industrisë, kurrikula Zvicerane është bërë një pikë referimi në arsimin profesional të TIK-ut në mbarë botën.

Një prej karakteristikave të veçanta të kurrikulave të TIK-ut është fakti që i takojnë një fushe që është shumë dinamike dhe si rezultat, kurrikulat e profileve përkatëse kanë nevojë të përshtaten me kërkesat e industrisë në mënyrë të vazhdueshme, çdo 3-5 vite.

SHPIK, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë do të ndërmarr investime të vazhdueshme në mbajtjen e kurrikulave aktuale të azhurnuara si dhe në përpilimin e kurrikulave të reja si dhe standardeve përkatëse të profesionit.

Për të arritur përmbushjen e standardeve të cilësisë, të përcaktuara nga specifikat e mësimit dual të fushës së TIK-ut, SHPIK po ashtu ka angazhuar për çdo profil koordinatorin e kurrikulës dhe standardit të profesionit në nivel vendi. Koordinatori i kurrikulës së një profili e ka përgjegjësinë e komunikimit dhe koordinimit me përfaqësues të bizneseve në mënyrë që, vazhdimisht, kërkesat për avancim e ndryshim të kurrikulës, të përfshihen dhe të adresohen.

Zhvillimi i shkathtësive dhe kompetencave

Modeli Zviceran i mësimit dual për TIK i referohet aftësimit profesional në Zvicër që kombinon mësimin tradicional në klasë me trajnimin dhe mësimin në vendin e punës në një kompani. Ky lloj i edukimit ka përparësi të shumta:

Zhvillimi i aftësive të buta: Krahas aftësive teknike, nxënësit në sistemin e arsimit dual zhvillojnë aftësi thelbësore të buta si puna në grup, zgjidhja e problemeve dhe komunikimi. Këto aftësi kultivohen përmes skenarëve të punës në jetën reale, duke rritur gatishmërinë e nxënësve për mjedisin profesional.

Përvoja praktike: Modeli dual i mësimit ju ofron nxënësve përvojë praktike në një mjedis pune të botës reale. Kjo mund t'i ndihmojë ata të fitojnë aftësi dhe njohuri të vlefshme që mund të aplikohen në karrierën e tyre të ardhshme.

Punësueshmëri e zgjeruar: Për shkak se mësimi dual kombinon mësimin në klasë me përvojën praktike të punës, nxënësit janë më të përgatitur për të hyrë në tregun e punës. Ata kanë njohuri teorike dhe aftësi praktike, duke i bërë kështu shumë më atraktiv për punëdhënësit vendor e ndrëkombëtarë.

Lidhje të forta me industrinë: Programet e mësimit dual për TIK ofrohen në partneritet me kompani, që do të thotë se nxënësit kanë mundësinë të rrjetëzohen dhe të ndërtojnë marrëdhënie me profesionistë në fushën e tyre të zgjedhur.

Mësimi i personalizuar: Programet e mësimit dual për TIK janë krijuar për të qenë shumë të individualizuara, ku secili nxënësit merr vëmendje dhe mbështetje të personalizuar nga mësimdhënësit, instruktorët në vendin e punës dhe mentorët e tyre. Kjo mund t'i ndihmojë nxënësit të qëndrojnë të motivuar dhe të angazhuar në studimet e tyre.

Mundësi për praktikë: Pas përfundimit të shkollimit profesional për TIK, nxënësit mund të kenë mundësinë të vazhdojnë të punojnë me kompaninë që i ka trajnuar ata si praktikant. Kjo mund t'u sigurojë atyre përvojë shtesë dhe t'i ndihmojë ata të vendosen në fushën e tyre të zgjedhur.

Në përgjithësi, shkollimi profesional dual i Zvicrës për TIK ofron një mundësi unike për nxënësit që të fitojnë përvojë praktike duke marrë gjithashtu një arsim me cilësi të lartë. Mund t'i ndihmojë ata të ndërtojnë aftësi dhe lidhje të vlefshme dhe t'i përgatisë ata për një karrierë të suksesshme në industrinë e TIK-ut.

Qëllimi i mësimit dual është edukimi dhe përgatitja e profesionistëve për tregun e punës. Për të arritur këtë nevojitet përvetësimi i kompetencave të duhura të veprimit (aksionit) në situata të caktuara. Kompetenca e veprimit (aksionit) është gatishmëria dhe aftësia e njerëzve që të sillen profesionalisht, me vetëdije dhe përgjegjësi të lartë, në situata sociale, profesionale dhe private.

Kompetenca e veprimit përfshinë katër lloje të shkathtësive: shkathtësitë profesionale (specifike për profesionin), shkathtësitë metodologjike, sociale dhe personale. Në foton e mëposhtme është paraqitur përmbajtja dhe bashkëveprimi i katër dimensioneve të kompetencës së veprimit.

Këto shkathtësi do të përvetësohen në mënyrë integrale dhe në të gjitha vendet e mësimit (shkollë, mësimi në vendin e punës dhe në kurset e specializuara ndër-biznesore të SHPIK-ut), sepse zhvillimi i kompetencave dhe shkathtësive është një detyrë e përbashkët e shkollës biznesit dhe shoqatës përfaqësuese - SHPIK-ut.

Në sistemin dual, praktika profesionale (ose mësimi në vendin e punës, terme këto të cilat do të përdoren në mënyrë të alternuar, por që e kanë të njëjtin kuptim) do të zhvillohet duke u bazuar në projekte, në biznese të licencuara për ofrimin e mësimit në vendin e punës. Praktika profesionale mund të mbahet ose me prezencë fizike ose me punë nga distanca.

Përgjegjësinë e koordinimit të aktiviteteve të mësimit në vendin e punës dhe të sigurimit të cilësisë e ka SHPIK së bashku me mësimdhënësit e ngarkuar nga IAAP për realizmin e praktikës profesionale si dhe instruktorët e kompanisë.

Në kuadër të MVP gjithashtu do të ofrohen dhe mësohen edhe module tjera mësimore të cilat shërbejnë për të plotësuar praktikën profesionale dhe arsimimin shkollor.

Kurse në shkolla profesionale ofrohet arsimimi shkollor që përbëhet nga  kompetencat profesionale dhe kompetencat e përgjithshme.

Struktura e shkollimit dhe zhvillimi i praktikës

Nxënësit e shkollave të mesme profesionale të profileve të TIK-ut do të angazhohen në mësim të bazuar në shkollë dhe mësim të bazuar në vendin e punës (MVP) përgjatë tërë vitit kalendarik, me përjashtim të ditëve të pushimit. Për çdo vit kalendarik nxënësit do t’i kenë në dispozicion 8 javë pushim.

Mësimi në shkollë do të organizohet konform kalendarit të MASHTI-të. Gjatë periudhës së mësimit në shkollë (32-35 javë) nxënësit do të jenë të angazhuar edhe në mësimin në vendin e punës si në vijim:

  • Për nxënësit e klasës së X-të MVP (ose praktika) do të organizohet çdo ditë të mësimit nga 2 orë në shkollë, kurse për nxënësit e klasës së XI-të dhe XII-të MVP do të organizohet nga dy ditë në javë nga 7.5 orë me prezencë fizike ose punë nga distanca për kompani të licencuara për ofrimin e MVP-së

Pas përfundimit të periudhës 35 javore të mësimit në shkollë, nxënësit do ta kenë të obliguar vijimin e mësimit në vendin e punës (praktikës profesionale) si dhe vijimin e mësimit në modulet e specializuara ndër-biznesore, me përjashtim të periudhës 20 korrik – 30 gusht, e cila periudhë do të jetë periudha e pushimit veror.

  • Gjatë periudhës së verës, muajt qershor –korrik, SHPIK do të organizoj për nxënësit e klasave të X-ta dhe atyre të XI-ta mësimin e moduleve të specializuara me qëllim të nivelimit të shkathtësive të nxënësve me trendët dhe zhvillimet më të reja në teknologji dhe industri. Mësimi në modulet e specializuara do të organizohet në klasën e X-të dhe të XI-të përgjatë 5 ditëve për secilin vit shkollor.

Modulet e mësimit të specializuar ndër-biznesor

  • Pas përfundimit të mësimit të rregullt, gjatë periudhës qershor-korrik, nxënësit e klasave të X-ta dhe XI-ta duhet t’i vijojnë gjithsej 10 ditë në modulet e mësimit të specializuar ndër-biznesor të SHPIK-ut, prej të cilave 5 në klasën X dhe 5 në klasën e XI-të. Këto mësime janë kombinim i moduleve teorike dhe praktikës profesionale.
  • Kjo komponentë e mësimit dual, e njohur edhe si “mësimi në vendin e tretë të mësimit” është me rëndësi për t’i nivelizuar shkathtësitë, pavarësisht fushës në të cilën kanë qenë të angazhuar nxënësit në MVP.

Kërkesat për pranimin e nxënësve

Një element kyç i implementimit të suksesshëm të kurrikulave të TIK-ut është edhe aplikimi i provimit pranues apo të të ashtuquajturit testit të potencialit, me qëllim të regjistrimit të nxënësve që e posedojnë potencialin e duhur për profesionin përkatës. Testi i potencialit do të mundësojë përzgjedhjen e nxënësve që kanë talent për TIK, pavarësisht suksesit të tyre në vitet paraprake të shkollimit (klasa VI-IX). Përzgjedhja e nxënësve në bazë të potencialit të tyre ka shumë përparësi:

  • Rrit interesimin e bizneseve për të bashkëpunuar me IAAP-të, sepse do të garantojë që nxënësit e pranuar në SHMP do të jenë të talentuar për ato profesione dhe do të posedojnë potencialin e duhur për të qenë kuadro të suksesshme në profesionet përkatëse
  • Rrit imazhin e shkollës, sepse do të bëhet gara nga nxënësit më të talentuar për të vijuar mësimet në SHMP-të e informatikës

Testi pranues do të organizohet në SHMP-të përkatëse dhe do të monitorohet nga SHPIK-u. Përgjegjësinë e përpilimit dhe azhurnimit të testit të potencialit e bartë SHPIK-u.

Zhvillues i aplikacioneve softuerike

Me depërtimin e pajisjeve të TIK-ut në të gjitha proceset e punës, aplikacionet softuerike janë bërë një komponent qendror dhe kërkesat për zhvilluesit e aplikacioneve janë rritur në përputhje me këto rrethana.

Zhvillues i aplikacioneve softuerike - është një profesion kyç në botën e IT-së. Sot nuk mund të mendohet funksionimi i shërbimeve, proceseve të bizneseve dhe produkteve, pa aplikacione softuerike.

Në Kosovë ka shumë kompani softuerike që janë duke krijuar aplikacione softuerike për nevoja të tregut vendor por edhe për shitje jashtë vendit. Gjithashtu, ka shumë kompani të huaja të cilat janë të interesuara të investojnë në Kosovë dhe të ofrojnë mundësi punësimi për zhvilluesit e aplikacioneve softuerike. Prandaj, profesioni ‘’Zhvillues i aplikacioneve softuerike’’ është një profesion që jo vetëm ofron perspektivë për të rinjtë e shkolluar në këtë drejtim, por do të ketë edhe një impakt pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë.

Ky standard i profesionit të TIK-ut është përpiluar në bashkëpunim me ICT Berufsbildung Schweiz, e cila e ka autorësinë e këtij standardi për Zvicër, dhe e cila të drejtën e përfaqësimit për Kosovë ja ka njohur SHPIK-ut. SHPIK, Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës, e bart përgjegjësinë e përgatitjes së standardeve të profesionit për profesionet e TIK-ut, të cilat do të ofrohen në kuadër të SHMP-ve.

Shkathtësitë dhe kompetencat profesionale

Disa nga kompetencat profesionale të cilat nxënësit e këtij profili do t’i përvetësojnë dhe do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme janë:

  • Përcaktimi i qëllimeve dhe përpunimi i kërkesave të sistemit të klientëve si dhe përcaktimi i kritereve të duhura të pranimit
  • Këshillimi i klientëve lidhur me variantet e mundshme të dizajnit, ndër të tjera, duke përdorur metodat agjile për analizimin e kërkesave të klientëve për ndryshime
  • Programimi / kodimi i aplikacioneve apo pjesëve të aplikacionit
  • Implementimi i metodave të testimit dhe kryerja e testeve, dokumentimi i rezultateve të testit në një protokoll të testimit, vlerësimi i rezultateve të testit dhe zhvillimi i masave përkatëse në rastin në fjalë
  • Implementimi i interfejsit të përdoruesit për aplikacion
  • Krijimi i dokumentacionit teknik, ndihma për përdoruesit dhe zbatimin e aplikacioneve
  • Identifikimi dhe analizimi i të dhënave dhe zhvillimi i modeleve të përshtatshme të të dhënave, formulimi i të dhënave të testimit, si dhe implementimi i modeleve të të dhënave në një bazë të dhënash
  • Krijimi i qasjes në një bazë të dhënash duke përdorur gjuhët përkatëse të pyetësve (query languages)
  • Informimi, këshillimi, mbikëqyrja dhe trajnimi i klientëve, si dhe ofrimi i shërbimeve të biznesit
  • Implementimi i projekteve.

Modulet Profesionale

Klasa X - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Përpunimi dhe evaluimi i  të dhënave 
  • Implementimi i sekuencave të programeve procedurale
  • Realizimi i detyrave të TIK-ut në mënyrë të pavarur
  • Krijimi dhe publikimi i webfaqeve
  • Instalimi i pajisjeve kompjuterike
  • Instalimi, konfigurimi i sistemit operativ
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL ( 4 module)

Klasa X - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Implementimi i modelit të të dhënave
  • Kodimi dhe kompresimi i të dhënave
  • Realizimi i infrastrukturës së TIK-ut
  • Instalimi, konfigurimi i shërbimeve të serverit
  • Programimi i orientuar në objekte dhe i bazuar në specifikime
  • Krijimi i web faqeve interaktive
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL ( 4 module)

Klasa XI - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Implementimi i interfejsit të përdoruesit
  • Përpunimi i bazës së të dhënave me SQL
  • Dizajnimi dhe aplikimi i strukturave të të dhënave dhe algoritmeve
  • Zhvillimi i softuerit me metoda agjile
  • Programimi i orientuar në objekte (pa trashëgimi)
  • Realizimi i aplikacioneve të mikroprocesorit

Klasa XI - Gjysmë-vjtori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Automatizimi i proceseve me gjuhë skriptuese
  • Udhëzimi i përdorueseve për përdorimin e resurseve të TIK-ut
  • Integrimi i përmbajtjeve multimediale në web faqe
  • Përshtatja e aplikacioneve të e-biznesit
  • Programimi i orientuar në objekte (me trashëgimi)
  • Realizimi i aplikacioneve të mikroprocesorit

Klasa XII - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Realizimi i një web aplikacioni
  • Zhvillimi i bazave të të dhënave
  • Dizajnimi dhe implementimi i orientuar në objekte
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Realizimi i aplikacioneve për multi-përdorues

Klasa XII - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Integrimi i bazave të të dhënave në një web aplikacion
  • Implementimi i aplikacioneve mobile
  • Implementimi i sigurisë së aplikacionit
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Realizimi i aplikacioneve për multi-përdorues

 

Teknik i Sistemeve të TIK-ut

Specialistët e sistemeve të TIK-ut planifikojnë, dizajnojnë, instalojnë dhe konfigurojnë sistemet e TIK-ut. Kjo përfshinë instalimin e rrjeteve kompjuterike, serverëve dhe pajisjeve të  përdoruesve siç janë kompjuterët, printerët, skanerët, tabletët etj. Ata gjithashtu bëjnë edhe konfigurimin e tyre në atë mënyrë që të përdoren sa më lehtë nga përdoruesit, por njëkohësisht duke marrë parasysh mbrojtjen e të dhënave dhe masat e sigurisë. Për këtë qëllim, specialistët e sistemeve të TIK-ut punojnë në projekte së bashku edhe me ekspertë të tjerë, dokumentojnë instalimin me kujdes dhe sigurojnë që këto sisteme të funksionojnë në mënyrë sa më të automatizuar dhe pa ndërprerje.

Specialistët e sistemeve të TIK-ut bëjnë edhe monitorimin dhe administrimin e rrjeteve të TIK-ut, duke përfshi monitorimin e performancës, sasisë së të dhënave, stabilitetit, qasjes dhe sigurisë së të dhënave etj. Ata gjithashtu janë përgjegjës edhe për arkivimin dhe  backup-in e të dhënave dhe sistemeve.  

Specialistët e sistemeve të TIK-ut gjatë punës së tyre mund të vijnë në kontakt me sekretet tregtare të kompanive dhe ndonjëherë kanë qasje të pakufizuar në të dhëna të ndjeshme. Prandaj, ata duhet të jenë shumë të besueshëm dhe diskret në trajtimin e të dhënave të ndjeshme.

Specialistët e sistemeve të TIK-ut kanë për detyrë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të TIK-ut. Prandaj, ata duhet të jenë gjithmonë në kërkim të teknologjive dhe zgjidhjeve të reja për t’ju siguruar konsumatorëve përfitime të reja.

Shkathtësitë dhe kompetencat profesionale

Disa nga kompetencat profesionale, të cilat nxënësit e profilit Teknik i Sistemeve të TIK-ut do t’i përvetësojnë dhe do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme janë:

 

  • Përzgjedhja, sigurimi, instalimi, si dhe mirëmbajtja dhe administrimi i rrjeteve të TIK-ut dhe pajisjeve të përdoruesve
  • Identifikimi i kërkesave dhe nevojave të klientëve dhe përdoruesve, transferimi i tyre në një topologji të rrjetit, si dhe dizajnimi, instalimi dhe konfigurimi i infrastrukturës së duhur të rrjetit dhe komponentëve të tij
  • Analizimi dhe monitorimi i sigurisë së të dhënave dhe sistemeve, i shpërndarjes së ngarkesës, si dhe ndërmarrja e masave përkatëse për rritjen e sigurisë dhe arritjen e një performance të mirë të rrjetit
  • Planifikimi, implementimi dhe testimi i backupit të të dhënave dhe sistemeve, si dhe konceptit të arkivimit
  • Konfigurimi dhe testimi i serverëve dhe shërbimeve të tyre themelore, p.sh shërbimi groupware për të mbështetur punën në grup ose shërbimi cloud cili do të mundësoj ruajtjen e të dhënave dhe avancimin e bashkëpunimit
  • Zhvillimi i konceptit të autorizimit duke përfshirë shfrytëzimin e përbashkët (share) dhe duke marrë parasysh kërkesat e komunikimit në rrjet (printimin, telefonimin, VPN dhe aplikacionet tjera)
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i sistemeve të serverëve, duke përfshi edhe zbulimin dhe korrigjimin e pengesave në të gjitha llojet e lidhjeve dhe implementimin e skenarëve të emergjencave
  • Krijimi i doracakëve të përdorimit dhe dokumentimi i të gjitha punëve dhe testeve të kryera sipas rregullores specifike të kompanisë për sigurimin e cilësisë
  • Planifikimi dhe kryerja e testeve funksionale me të cilat dokumentohet instalimi i pajisjeve të reja të TIK-ut
  • Informimi, këshillimi, mbikëqyrja dhe, nëse është e nevojshme, trajnimi i klientëve në përdorimin e pajisjeve të TIK-ut

Modulet

Klasa e X-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Përpunimi dhe evaluimi i  të dhënave 
  • Implementimi i sekuencave të programeve procedurale
  • Realizimi i detyrave të TIK-ut në mënyrë të pavarur
  • Krijimi dhe publikimi i webfaqeve
  • Instalimi i pajisjeve kompjuterike
  • Instalimi, konfigurimi i sistemit operativ
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL (4 module)

Klasa e X-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Implementimi i modelit të të dhënave
  • Kodimi dhe kompresimi i të dhënave
  • Realizimi i infrastrukturës së TIK-ut
  • Instalimi, konfigurimi i shërbimeve të serverit
  • Programimi i orientuar në objekte dhe i bazuar në specifikime
  • Zhvillimi i sjelljes në ekip
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL (4 module)

Klasa e XI-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Konfigurimi i LAN-it
  • Zhvillimi i shërbimeve të reja dhe aplikimi i tyre
  • Automatizimi i proceseve me gjuhë skriptuese
  • Puna në mbështetje ( Suport)
  • Operimi i serverit
  • Instalimi dhe konfigurimi i bazës së të dhënave

Klasa e XI-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Kontrollimi dhe matja e LAN-it
  • Udhëzimi i përdorueseve për përdorimin e resurseve të TIK-ut
  • Integrimi i shërbimeve të platformave në rrjet
  • Përdorimi i njësive periferike në rrjet
  • Implementimi i sigurisë së rrjetit
  • Instalimi dhe konfigurimi i bazës së të dhënave

Klasa e XII-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Implementimi i sistemit të backup-it dhe rikuperimit të të dhënave
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Realizimi i lidhjes së Internetit për ndërmarrje
  • Realizimi i aplikacioneve të mikroprocesorit
  • Virtualizimi i infrastrukturës së TIK-ut

Klasa e XII-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Konfigurimi i shërbimit të direktoriumit
  • Operimi dhe zgjerimi i rrjeteve
  • Instalimi i serverit të Internetit
  • Virtualizimi i infrastrukturës së TIK-ut

Teknik i Informatikës së Biznesit

Specialistët e informatikës së biznesit i përzgjedhin, instalojnë dhe konfigurojnë pajisjet harduerike dhe aplikacionet softuerike të nevojshme, duke marrë parasysh kërkesat operacionale të biznesit. Ata gjithashtu bëjnë edhe dizajnimin dhe instalimin e rrjeteve të TIK-ut, si dhe monitorimin dhe administrimin e tyre, duke përfshi monitorimin e performancës, sasisë së të dhënave, stabilitetit, qasjes dhe sigurisë së të dhënave etj.

Specialistët e informatikës së biznesit merren edhe me zhvillim e aplikacioneve të reja të nevojshme për biznese, si dhe me krijimin e koncepteve për testimin e këtyre aplikacioneve, në mënyrë efikase dhe me besueshmëri të lartë.

Specialistët e informatikës së biznesit kanë për detyrë edhe informimin, këshillimin dhe mbështetjen e përdoruesve në kërkesat e tyre specifike. Mbështetja e përdoruesve mund të bëhet nga distanca, përmes telefonit, ose në disa raste edhe me intervenime në vendin e punës.

Shkathtësitë dhe kompetencat profesionale

Disa nga kompetencat profesionale të cilat nxënësit e këtij profili do t’i përvetësojnë dhe do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme janë:

 

  • Përzgjedhja, instalimi, konfigurimi dhe sinkronizimi i pajisjeve kompjuterike dhe njësive periferike duke marrë parasysh kërkesat operacionale të kompanisë
  • Përzgjedhja dhe instalimi i komponentëve të reja të rrjetit
  • Monitorimi dhe sigurimi i performancës së rrjeteve, si dhe propozimi, planifikimin dhe implementimi i masave të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm  të rrjeteve
  • Dizajnimi dhe planifikimi i sistemeve të ruajtjes së të dhënave, si dhe implementimi dhe testimi i tyre, duke përfshirë edhe zgjidhjet e backup-it
  • Analizimi i rreziqeve ekzistues dhe rreziqeve që mund të ndodhin në të ardhmen, si dhe dizajnimi,  planifikimi dhe testimi i masave të sigurisë për të minimizuar rreziqet
  • Instalimi i shërbimeve të komunikimit dhe shërbimeve në grupe (groupware)
  • Zhvillimi i konceptit të autorizimit duke përfshirë shfrytëzimin e përbashkët (share) dhe duke marrë parasysh kërkesat e komunikimit në rrjet (printimin, telefonimin, VPN dhe aplikacionet tjera)
  • Zhvillimi i konceptit të testimit të aplikacioneve të reja, si bazë për zhvillimin efikas dhe sigurimin e cilësisë së tyre
  • Krijimi i doracakëve të përdorimit dhe dokumentimi i të gjitha punëve dhe testeve të kryera sipas rregulloreve specifike për sigurimin e cilësisë
  • Informimi, këshillimi dhe përkrahja e përdoruesve për problemet teknike përmes telefonit, në distancë, dhe nëse është e nevojshme edhe në vend të punës

Modulet

Klasa e X-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Përpunimi dhe evaluimi i  të dhënave
  • Implementimi i sekuencave të programeve procedurale
  • Realizimi i detyrave të TIK-ut në mënyrë të pavarur
  • Krijimi dhe publikimi i webfaqeve
  • Instalimi i pajisjeve kompjuterike
  • Instalimi, konfigurimi i sis.operativ
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL ( 4 module)

Klasa e X-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Implementimi i modelit të të dhënave
  • Kodimi dhe kompresimi i të dhënave
  • Realizimi i infrastrukturës së TIK-ut
  • Instalimi, konfigurimi i shërbimeve të serverit
  • Programimi i orientuar në objekte dhe i bazuar në specifikime
  • Zhvillimi i sjelljes në ekip
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL ( 4 module)

Klasa e XI-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Konfigurimi i LAN-it
  • Automatizimi i proceseve me gjuhë skriptuese
  • Dizajnimi dhe aplikimi i strukturave të të dhënave dhe algoritmeve
  • Operimi i serverit
  • Programimi i orientuar në objekte (pa trashëgimi)
  • Instalimi dhe konfigurimi i bazës së të dhënave (DB)

Klasa e XI-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Udhëzimi i përdorueseve për përdorimin e resurseve të TIK-ut
  • Përdorimi i njësive periferike në rrjet
  • Kontrollimi dhe matja e LAN-it
  • Puna në mbështetje ( Suport)
  • Programimi i orientuar në objekte (me trashëgimi)
  • Instalimi dhe konfigurimi i bazës së të dhënave (DB)

Klasa e XII-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Realizimi i web aplikacioneve
  • Analiza dhe dizajni i orientuar në objekte
  • Implementimi i sistemit të backup-it dhe rikuperimit të të dhënave
  • Integrimi i bazave të të dhënave në një web aplikacion

Klasa e XII-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Konfigurimi i shërbimit të direktoriumit
  • Implementimi i sigurisë së aplikacioniit
  • Operimi dhe zgjerimi i rrjeteve
  • Integrimi i bazave të të dhënave në një web aplikacion

Teknik i Mediave Interaktive - Mediamaticientë

Në ditët e sotme, Interneti është bërë pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës sonë moderne por edhe e zhvillimit të bizneseve dhe askush nuk mund t’i mohojë përfitimet. Përfitimet për biznese janë shumët të mëdha dhe sot ka shumë pak biznese të cilat nuk kanë prezencë në Internet përmes webfaqeve të tyre, ose që nuk e shfrytëzojnë Internetin dhe mediat sociale për marketing dhe shitje të produkteve ose shërbimeve të tyre. Me zhvillimin e teknologjive të reja, janë duke u krijuar çdoherë përfitime dhe mundësi të reja për biznese, të cilat janë vazhdimisht duke kërkuar profesionist për dizajnimin dhe përdorimin e mediave interaktive.

Zhvilluesit e mediave interaktive janë ekspert që ndërtojnë ura mes teknologjisë dhe përdoruesve. Ata janë ekspertë për përdorimin e mediave të reja dhe kanaleve të reja të komunikimit, për krijimin e prezantimeve multimediale, për përgatitjen vizuale të përmbajtjeve dhe të dhënave si dhe janë ekspert për mirëmbajtjen e webfaqeve. Ata, gjithashtu, komunikojnë me mediat, shtëpitë botuese, kompanitë e TIK-ut dhe klientët e brendshëm dhe të jashtëm.

Zhvilluesit e mediave interaktive janë profesionistë të specializuar në hartimin dhe zhvillimin e përmbajtjes multimediale. Ky rol përfshin një kombinim të aftësive krijuese dhe teknike për të prodhuar media digjitale tërheqëse. Detyrat përfshijnë krijimin e grafikëve, animacioneve, përmbajtjes audiovizuale dhe aplikacioneve ndërvepruese. Një Mediamaticient duhet të qëndrojë në krah të teknologjive dhe trendeve aktuale në mediat digjitale dhe shpesh bashkëpunon me profesionistë të tjerë në marketing, komunikim dhe IT. Kjo karrierë kërkon kreativitet, aftësi teknike dhe një sy të mprehtë për dizajn, duke e bërë atë ideale për individët e apasionuar pas bashkimit të artit dhe teknologjisë në krijimin e mediave.

Shkathtësitë dhe kompetencat profesionale

Disa nga kompetencat profesionale të cilat nxënësit e këtij profili do t’i përvetësojnë dhe do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme janë:

  • Zhvillimi i koncepteve të dizjanimit, dizajnimi i elementeve grafike dhe përgatitja e tyre për një medium të caktuar në përputhje me rregullat e zakonshme të dizajnit grafik.
  • Krijimi i animacioneve të thjeshta 2D dhe 3D, ku përfshihen video, grafika dhe elementet audio.
  • Realizimi i webfaqeve sipas kërkesave individuale të klientëve dhe në bazë të sistemit për menaxhim të përmbajtjeve (Content Management System).
  • Krijimi i interfejsit (ndërfaqes) së përdoruesit për përmbajtje të Internetit dhe media të ndryshme të komunikimit.
  • Dizajnimi i produkteve të marketingut për ekran dhe printim (si sllogane, llogo, paketime, etj.), duke marrë parasysh dizajnin dhe identitetin e korporatës  CI\CD.
  • Zhvillimi i strategjisë së marketingut për të targetuar grupe të caktuara të konsumatorëve.
  • Zgjedhja dhe përdorimi i mediave të përshtatshme të komunikimit dhe kanaleve të komunikimit (mediat e shkruara, TV, radio, shërbimet e Internetit etj.).
  • Përpilimi i teksteve për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm, p.sh. krijimi i teksteve për reklama, krijimi i përmbajtjeve editoriale, krijimi i planeve mediatike për fushata etj.
  • Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve të mediave.
  • Aplikimi i sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe sigurimit të cilësisë.

Modulet

Klasa e X-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Përgatitja e përmbajtjeve mediatike digjitale
  • Krijimi i fotografive digjitale
  • Caktimi dhe aplikimi i ngjyrave dhe tipografisë
  • Konfigurimi dhe përdorimi i pajisjeve të TIK-ut
  • Kryerja e detyrave të TIK-ut në mënyrë të pavarur
  • Krijimi dhe publikimi i webfaqeve
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL

Klasa e X-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Zhvillimi i sjelljes në ekip
  • Krijimi i të dhënave vektoriale dhe përpunimi i fotove
  • Krijimi dhe kontrollimi i ofertave në përputhje me ligjin
  • Krijimi i web faqeve me CSS
  • Realizimi i projekteve fotografike
  • Dizajnimi dhe implementimi i produkteve të shtypura
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL

Klasa e XI-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Krijimi i audio inçizimeve digjitale
  • Krijimi i Layout-it
  • Analizimi i tregut dhe formulimi i qëllimeve strategjike
  • Përdorimi i teknikave të programimit në Webfrontend
  • Përgatitja e të dhënave për shtyp
  • Përdorimi dhe menaxhimi i CMS-së

Klasa e XI-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Krijimi i animacioneve digjitale
  • Zhvillimi dhe prezantimi i konceptit të marketingut
  • Llogaritja e ofrimit të shërbimit dhe menaxhimi i pagesës
  • Krijimi i web faqeve interaktive me formular
  • Krijimi dhe prezantimi i koncepteve të dizajnit
  • Përdorimi dhe menaxhimi i CMS-së

Klasa e XII-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Krijimi dhe menaxhimi i kanaleve të mediave sociale
  • Krijimi i filmave digjital
  • Qasja dhe modifikimi i bazës së të dhënave
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Krijimi i mediave për një fushatë marketingu

Klasa e XII-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Dizajnimi produketeve të shtypura dhe digjitale të marketingut
  • Zhvillimi i ndërfaqeve (UIs) me web teknologji
  • Analizimi i pasqyrave financiare dhe kalkulimi i profitabilitetit
  • Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
  • Krijimi i mediave për një fushatë marketingu

Teknik i Dizajnit Grafik

Në ditët e sotme, dizajni grafik është i rëndësishëm për çdo biznes që dëshiron të krijojë një avantazh ndaj bizneseve tjera konkurrente. Bizneset kanë nevojë për shërbimet e zhvilluesve të dizajnit grafikës për krijimin e materialeve mbresëlënëse të marketingut. Këto materiale përfshijnë kartat e biznesit, webfaqet për shitje, reklamat në Internet, fletushkat/broshurat, postimet në mediat sociale, apo edhe paketimin e produktit. Prandaj, në ditët e sotme zhvilluesit e dizajnit grafik janë shumë të kërkuar.

Zhvilluesit e dizajnit grafik janë krijues të gjithanshëm. Ata/ato përveç që i analizojnë problemet, zhvillojnë konceptet, i ndërmjetësojnë informatat dhe i bëjnë ato të kuptueshme, gjithashtu janë edhe ideator, mendimtar, estetik dhe krijues.

Zhvilluesit e dizajnit grafik krijojnë koncepte vizuale, zakonisht duke përdorur programe kompjuterike, për të komunikuar ide që i frymëzojnë, informojnë dhe mahnitin konsumatorët. Ata/ato zhvillojnë planin e përgjithshëm dhe modelin e prodhimit për aplikacione të ndryshme siç janë reklamat, broshurat, revistat dhe raportet e korporatave.

Zhvilluesit e dizajnit grafik merren jo vetëm me evaluimin dhe prezantimin e informacionit dhe udhëzimin e përdoruesve, por ata/ato merren edhe me marketing, paraqitjen e kompanive, reklamimin e tyre, dhe krijimin e katalogëve dhe revistave. Ata/ato punojnë me kompjuterë dhe pajisje shtesë, si letra, ngjyra, stilolapsa, kamera fotografike dhe video, por mbi të gjitha punojnë duke përdorur imagjinatën dhe kreativitetin e tyre.

Shkathtësitë dhe kompetencat profesionale

Disa nga kompetencat profesionale të cilat nxënësit e këtij profili do t’i përvetësojnë dhe do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme janë:

  • Menaxhimi i kërkesave dhe propozimeve të klientit që nga dizajnimi, shtypja e deri në prodhim
  • Puna me klientët, informimi dhe këshillimi i tyre, në lidhje me stilin e dizajnit, formatin, prodhimin e shtypur dhe afatet kohore
  • Planifikimi i koncepteve duke i studiuar informatat dhe materialet përkatëse
  • Zhvillimi i koncepteve, grafikëve dhe faqosjeve (layout) për ilustrime të produktit, logove të kompanive dhe faqe të Internetit
  • Përcaktimi i madhësisë dhe stilit të fontit
  • Përgatitja e modeleve të dizajnit, bazuar në kërkesat dhe specifikimet e rëna dakord
  • Rishikimi i prodhimeve përfundimtare për gabime dhe sigurimi që printimet përfundimtare reflektojnë kërkesat e klientit
  • Përshtatja dhe nxjerrja e koncepteve të aprovuara në media të ndryshme
  • Puna dhe bashkëpunimi me drejtorë të artit, fotografë dhe stilistë të tjerë

Modulet

Klasa e X-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Vizatim
  • Teknologji e Informatikës
  • Art, Kulturë dhe Dizajn 1
  • Tipografi 1
  • Teori e ngjyrave
  • Fotografi
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL

Klasa e X-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Vizatim
  • Teknologji e Informatikës
  • Art, Kulturë dhe Dizajn 1
  • Tipografi 1
  • Teori e ngjyrave
  • Realizimi i projekteve fotografike
  • Përdorimi i MS Office- certifikimi me ECDL

 

Klasa e XI-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Vizatim
  • Tipografi 2
  • Art, Kulturë dhe Dizajn 2
  • Menaxhimi i projekteve
  • Marketing dhe Komunikim
  • Zbatimi i Semiotikës
  • Prezantim dhe portfolio

Klasa e XI-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Vizatim
  • Tipografi 2
  • Art, Kulturë dhe Dizajn 2
  • Menaxhimi i projekteve
  • Marketing dhe Komunikim
  • Zbatimi i Semiotikës
  • Prezantim dhe portfolio

Klasa e XII-të - Gjysmë vjetori i I-rë

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Art, Kultur dhe Dizajn 3
  • Infografikë
  • Mediat interaktive
  • Projekte Dizajn i Korporatës
  • Ide dhe koncept

Klasa e XII-të - Gjysmë-vjetori i II-të

  • Ekonomi dhe ndërmarrësi
  • Art, Kultur dhe Dizajn 3
  • Infografikë
  • Mediat interaktive
  • Projekte Dizajn i Korporatës
  • Ide dhe koncept