Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Kodimit 2024, sot vizituam shkollën “Ahmet Delia” në Skenderaj, duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e teknologjisë dhe edukimit në shkencat kompjuterike. Në këtë vizitë na shoqëroi Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt, z. Kastriot Duraku, i cili pati mundësinë të përjetonte nga afër angazhimin dhe talentin e nxënësve.

Mikpritja e ngrohtë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer nga drejtori i shkollës, z. Hasan Hoti, e bënë këtë vizitë të paharrueshme. Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen Fitore Maliqi dhe nxënësit e klasës së V, të cilët demonstruan shkathtësitë e tyre në kodim, duke zgjidhur sfida teknologjike me kreativitet dhe kompetencë.

Drejtori i Arsimit u angazhua personalisht në procesin e kodimit gjatë vizitës, duke ndjekur udhëzimet e nxënësve për të krijuar një kod funksional. Ky moment unik vuri në pah frytet e angazhimit të mësimdhënësve dhe përpjekjet mbresëlënëse të nxënësve për të zhvilluar aftësitë e tyre digjitale.

Java e Kodimit vazhdon të jetë një mundësi për të nxitur bashkëpunimin dhe për të hapur horizonte të reja për nxënësit tanë në fushën e teknologjisë. Falënderojmë të gjithë ata që na mbështesin në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më inovative dhe më të ndritur!