Diskutimi në “Këshillin Evropian të Shoqatave të Informatikës” lidhur me anëtarësimin e SHPIK-ut dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion prestigjioz. Anëtarësimi në këtë gremium Evropian do të kontribuoj ndjeshëm në avansimin e shkathtësive digjitale dhe edukimin informatik në vendin tonë.

CEPIS është një federatë e shoqatave profesionale të informatikës nga vende të ndryshme evropiane, e cila synon të promovojë zhvillimin e profesionit të informatikës dhe përdorimin e teknologjisë në dobi të shoqërisë. Si anëtar i CEPIS, SHPIK ka akses në një rrjet profesionistësh dhe shoqatash të informatikës nga e gjithë Evropa, të cilat do t’i ofrojnë kompanisë mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbim njohurish.

SHPIK financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Austrian Development Agency.