Përkushtimi i mësimdhënësve për të njoftuar nxënësit me botën e kodimit është vërtet për t’u admiruar. Ora e Kodimit nuk ka të bëjë vetëm me zotërimin e shkathtësive të kodimit, por ka të bëjë me implementimin e mundësive të pafundme që ofron teknologjia dhe fuqizimin e vetes për të ardhmen.
Si shenjë e vlerësimit tonë për punën dhe angazhimin e palodhur, SHPIK ndau mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në shenjë falënderimi për punën dhe aktivitetet e punuara me sukses gjatë javës së Kodimit.