Më 18 maj, SHPIK mbajti Konferencën e parë për Ditës Globale të Qasshmërisë në bashkëpunim me SHVK (Shoqata e të Verbërve në Kosovës). Kjo ngjarje e rëndësishme kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e gjithëpërfshirjes për individët me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe më gjerë.
Konferenca u fokusua në Ditën Globale të Qasshmërisë dhe prezantoi rezultatet e barometrit të qasshmërisë, ku u vlerësuan 66 faqe të internetit të institucioneve publike të Kosovës.
Në konferencë u prezantua barometri i qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë bëri vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, si p.sh.:
Përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti për personat e verbër.
Nga 66 ueb faqet që u studiuan, vetëm 7 arritën rezultatet e dëshiruara për sa i përket qasshmërisë. Ueb faqet që arritën rezultatet e dëshiruara janë: Ministria e punëve të brendshme, Kompania rajonale ujësjellësit, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Administrata Tatimore, Shpik, E-Kosova, dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal të cilave SHPIK ju ndau mirënjohje.
Për më tepër, si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar qasshmërinë, SHPIK ka ndarë indekest për 66 platformat e studiuara. Ky indekset shërbejnë si n udhëzues gjithëpërfshirës, duke theksuar fushat që kërkojnë përmirësim për të rritur qasjen për individët me aftësi të kufizuara. Duke adresuar këto çështje, ne besojmë se këto platforma mund të bëhen edhe më efektive dhe të qasshme për të gjithë.