SHPIK ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kolegji Universum në kuadër të projektit të financuar nga Austrian Development Cooperation.

SHPIK, ka nënshkruar së fundmi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Kolegjin Universum për të bashkëpunuar në një projekt të financuar nga Austrian Development Cooperation. Ky bashkëpunim synon të promovojë zhvillimin e aftësive digjitale dhe të inkurajojë inovacionin në Kosovë.

Projekti synon të pajisë studentët, profesionistët dhe sipërmarrësit me aftësitë e nevojshme dixhitale për të përmbushur kërkesën në rritje për zgjidhje të bazuara në teknologji.

Bashkëpunimi ndërmjet SHPIK-ut dhe Kolegjit Universum do të përfshijë shkëmbimin e ekspertizës, njohurive dhe burimeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.