Anëtarësohu si Nxënës/Student

Anëtarësohu si Profesor

Anëtarësohu si Profesionist/Frilancer i TIK-ut

Anëtarësohu si Kompani

Anëtarësohu si Qendra Edukativo-Arsimore

Anëtarësohu si Hulumtues në fushën e TIK-ut

Pyetjet më shpeshta

Misioni i SHPIK-ut është fuqizimi i komunitetit të TIK-ut në Kosovë dhe transformimi digjital i suksesshëm i shoqërisë sonë.

Anëtarësimin në SHPIK mund ta bëni duke i ndjekur këta hapa:

  1. Klikoni në linkun https://www.shpik.org/anetaresimi/
  2. Zgjedhni planin e dëshiruar të anëtarësimt
  3. Plotësoni formularin me të dhënat personale 
  4. Klikoni në butonin Paguaj.

Nxënësit dhe studentët e TIK-ut, përmes anëtarësimit në SHPIK, do të përfitojnë mundësinë e praktikës dhe mësimit të bazuar në projekte, të cilat do të organizohen me bizneset anëtare të SHPIK-ut dhe me rrjetin e gjerë të organizatave partnere. Në periudha të rregullta kohore SHPIK, në bashkëpunim me partnerët, do të publikoj thirrje për nxënës dhe studentë për praktikë dhe punë vullnetare në projekte të ndryshme. Projekte të tilla janë shumë të rëndësishme për hapat e parë në karrierë të të rinjëve, sepse ju mundësojnë atyre të pajisen me shkathtësi dhe përvoja të domosdoshme për punë dhe jetë.

Të drejtë anëtarësimi në SHPIK ka çdo individ i moshës 14 vjeçare e më lartë si dhe çdo organizatë (përjashtohen organizata konkurrente apo të tilla, të cilat bordi i SHPIK-ut i konsideron jo të përshtatshme, për shkak të veprimtarisë së tyre të dyshimtë apo praktikave korruptive e deformuese) e regjistruar në vend apo jashtë vendit. Për t’u regjistruar në SHPIK duhet pranuar Kodin e Etikës dhe Praktikës Profesionale, Kushtet e anëtarësimit si dhe duhet bërë pagesën e kostos së anëtarësisë.

Trajnimet.info është platforma e cila i përmban informata të aktualizuara lidhur me të gjitha trajnimet nga fusha e TIK-ut në vend. Trajnimet.info është e qasshme publikisht.

Qendrat trajnuese të SHPIK-ut do të mund t’i azhurnojnë ofertat e tyre të trajnimeve pa pagesë.

Për t'u regjistruar në një event ju duhet të hapni webfaqen e eventeve të SHPIK-ut (https://events.shpik.org/) dhe me pas të klikoni butonin Regjistrohu.

Nëse butoni Regjistrohu nuk ju shfaqet, atëherë ai trajnim është specifik vetëm për një grup të caktuar (SIG), prandaj ju duhet të regjistroheni në SHPIK dhe më pas të bëheni anëtarë i atij SIG-u dhe pastaj mund të regjistroheni.

Grupet e Interesit të Veçantë (SIG: Special Interest Group/s) janë njësi organizative brenda SHPIK-ut, të krijuara si një komunitet brenda, me një interes të përbashkët për të avancuar një fushë specifike të dijes, të mësuarit ose teknologjisë, ku anëtarët do të bashkëpunojnë për të prodhuar zgjidhje brenda fushës së tyre.

Rekrutimi.COM është platforma e specializuar e SHPIK-ut në ndërmjetësimin e punës dhe praktikës profesionale për nxënës dhe studentë të profileve/programeve të TIK-ut si dhe për entuziastë / autodidaktë. Regjistrimi në Rekrutimi.COM për të rinj është pa pagesë, kurse për bizneset anëtarë të SHPIK-ut do të ofrohen zbritje substanciale.