Marketingu Digjital

28 February 2023 - (19:30)

Trajnimi për Social Media Marketing

Lloji i trajnimit

Trajnim online

Numri i pjesëmarrësve

192

Marketingu i mediave sociale (SMM) i njohur gjithashtu si marketing digjital dhe e-marketingu ndihmon në përdorimin e platformave në të cilat përdoruesit ndërtojnë rrjetet sociale dhe ndajnë informacionin për të ndërtuar markën e një kompanie, për të rritur shitjet/biznesin dhe për të nxitur trafikun e faqes në Internet.

Ky trajnim është mbajtur nga data 28 shkurt dhe është ligjëruar nga ekspertja e kësaj fushe znj. Aurora Kingji, Menaxhere e Produkteve Digjitale në Growzillas.

Pavarësisht nga niveli i njohurive lidhur me marketingun digjital, ky trajnim u ndihmoi pjesëmarrësve të ndërtojnë një bazë për marketingun e mediave sociale dhe të mësojnë se si të zgjedhin një kanal të mediave sociale që i përshtatet nevojave të tyre, të vendosin objektiva dhe metrika të suksesit dhe të përcaktojnë se kush është audienca tyre e synuar.

Në fund të këtij trajnimi, pesëmarrësit ishin në gjendje të:

  • Kuptojnë bazat e marketingut në mediat sociale
  • Krijojnë faqe në rrjete sociale dhe t’i zotërojnë veglat për menaxhimin e tyre
  • Krijojnë dhe menaxhojnë përmbajtje atraktive vizuale, si dhe të shkruajnë tekste efektive
  • Përdorin Ads Manager dhe të përcaktojnë audiencën e tyre të synuar
  • Zgjedhin platformat e duhura të mediave sociale dhe mësojnë se si të krijojnë politika të mediave sociale.