Trajnimi në Excel i ligjëruar nga z. Milaim Ismajli, synoj t’u mësojë kandidatëve teknika dhe strategji të ndryshme për menaxhimin efektiv të të dhënave, hartimin dhe analizën. Trajnimi u strukturua rreth aktiviteteve dhe temave të tilla si llogaritjet e tabelave, puna me qelizat, fletët e punës, formatimi i tabelave, formulat dhe funksionet dhe diagramet.
Gjatë gjithë trajnimit, kandidatët fituan një kuptim solid të veçorive dhe funksionaliteteve kryesore të Excel-it dhe mësuan se si t’i përdorin ato për të organizuar, manipuluar dhe vizualizuar të dhënat.
Përveç kësaj, kandidatët fituan njohuri rreth funksionaliteteve të avancuara të Excel-it, siç është PivotTables, të cilat lejonë analizat efikase të grupeve të mëdha të të dhënave. Ata gjithashtu mësuan se si të krijojnë dhe manipulojnë diagrame, duke përfshirë grafikët e rrjedhës dhe grafikët organizativ.
Në fund të trajnimit, kandidatët fituan aftësitë e nevojshme për të përdorur Excel në mënyrë efektive në punën e tyre të përditshme, duke përfshirë analizimin e të dhënave, krijimin e raporteve dhe prezantimin e informacionit në një mënyrë tërheqëse dhe të lehtë për t’u kuptuar.