EdTech

01 February 2023 - (19:00) 21 February 2023 - (20:00)

Trajnim për WORD

Lloji i trajnimit

Trajnim online

Numri i pjesëmarrësve

33

Trajnimi për modulin e WORD-it u organizua në kuadër të SIG-ut EdTech dhe kishte në fokus aftësimin e mësimdhënësve në përdorimin e programit për përpunim të teksteve. Trajnimi filloi më 1 shkurt 2023 në ora 19:00 dhe u ligjërua nga Diellza Shllaku.

Ky sesion i trajnimit përfshiu shumë aspekte të punës me softuerin për përpunim të teksteve, përfshirë krijimin dhe editimin e dokumenteve, formatimin e tekstit, insertimin e imazheve dhe tabelave dhe përdorimin e temave. Trajnimi u zhvillua me aktivitete të cilat shërbejnë si ndihmë praktike dhe i përgjigjen pyetjeve që mësimdhënësit të bëhen më të aftë në përdorimin e Wordit dhe organizim të orës mësimore.

Pas përfundimit të trajnimit kandidatët mund të:

  • Punojnë me dokumente dhe t’i ruajnë ato
  • Krijojnë dhe përpunojnë dokumente që do të jenë të gatshme të distribuohen dhe ndahen me të tjerët
  • Aplikojnë formate të ndryshme të dokumenteve për t’i avancuar ato para distribuimit dhe
    njohin praktika të mira në përzgjedhjen e opsioneve të përshtatshme të formatizimit
  • Insertojnë tabela, fotografi dhe objekte grafike në dokumente
  • Përgatisin dokumente për letrat serike
  • Përshtatin konfigurimet e faqes si dhe verifikimin dhe korrigjimin e drejtshkrimit para shtypjes finale të dokumentit