Trajnimi u zhvillua me aktivitete të cilat shërbyen si ndihmë praktike dhe gjithashtu u është përgjigjur pyetjeve të mësimdhënësve dhe ndihmoi ata të rrisin shkathtësitë e tyre në përdorimin e Word-it dhe në organizimin e orëve mësimore.
Pas përfundimit të trajnimit kandidatët ishin në gjendje të:
- Punojnë me dokumente dhe t’i ruajnë ato
- Krijojnë dhe përpunojnë dokumente që do të jenë të gatshme të distribuohen dhe ndahen me të tjerët
- Aplikojnë formate të ndryshme të dokumenteve për t’i avancuar ato para distribuimit dhe njohin praktika të mira në përzgjedhjen e opsioneve të përshtatshme të formatizimit
- Insertojnë tabela, fotografi dhe objekte grafike në dokumente
- Përgatisin dokumente për letrat serike
- Përshtatin konfigurimet e faqes si dhe verifikimin dhe korrigjimin e drejtshkrimit para shtypjes finale të dokumentit