Software Engineering

20 March 2023 - (15:00)

Trajnim dhe Mentorim në Data Science- Python & Jupyter

Lloji i trajnimit

Trajnim Online

Numri i pjesëmarrësve

150

Trajnimi dhe Mentorimi për Data Science ka filluar me datë 20 mars 2023 dhe është mbajtur për tre muaj rresht tre ditë të javës (të hënën, të mërkurën dhe të premten). Ligjërues dhe mentor i këtij trajnimi ishte Profesor Dren Qerimi PhD.

Trajnimi dhe Mentorimi për Data Science synoi të mësoj studentët me konceptet themelore të shkencës së të dhënave dhe praktikat e industrisë. Në këtë trajnim, studentët mësuan si të analizojnë dhe të interpretojnë të dhëna ndërmjet teknikave statistikore dhe vizualizimeve grafike përmes një seri leksionesh interaktive dhe praktikave në Jupyter Notebooks. Ndër të tjera, sutdentët përvetësuan përdorimin e gjuhës programuese Python për të manipuluar të dhëna, të zhvilluar modele të dhënave, dhe të ndërtuar vizualizime të të dhënave.

Temat kryesore që u zhvilluan gjatë trajnimit ishin:

  • Konceptet themelore të shkencës së të dhënave
  • Përdorimi i Python për analizë të dhënave
  • Zhvillimi i modeleve të dhënave
  • Vizualizimi grafik i të dhënave
  • Statistikat themelore për shkencën e të dhënave

Në fund të trajnimit, studentët do të kenë një kuptim të qartë për shkencën e të dhënave dhe do të jenë në gjendje të përdorin teknikat dhe burimet e shkencës së të dhënave për të analizuar dhe interpretuar të dhënat në fusha të ndryshme.