Trajnimi synoi që përmes përvetësimit në Adobe Ilustrator, Photoshop dhe InDesign t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë e tyre në redaktim të fotografive, editim dhe dizajn grafik. Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në projekte në formë praktike, të marrin udhëzime konstruktive nga trajneri dhe të bashkëpunojnë me pjesëmarrësit e tjerë për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ky trajnim u siguroi pjesëmarrësve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tu avancuar në përdorimin e këtyre programeve dhe për t’i përdorur për projekte të ndryshme në të ardhmen. Trajnimi u ofroi gjithashtu një mundësi të artë rrjetëzimi që të lidhen me individë të tjerë me përvojë në këtë fushë.