Temat e diskutuara me z. Gashi ishin:
- Cilat janë kërcënimet më të mëdha të sigurisë kibernetike me të cilat përballen individët, organizatat dhe qeveritë sot?
- Cilat janë llojet më të zakonshme të sulmeve kibernetike dhe si mund të parandalohen ato?
- Sa është e rëndësishme për kompanitë të zbatojnë masa të forta të sigurisë kibernetike, veçanërisht në vazhdën e punës në distancë dhe rritjes së varësisë digjitale?
- Cili është roli i Inteligjencës Artificiale dhe Machine Learning në forcimin e Sigurisë Kibernetike?
- Çfarë këshilla mund t’i jipen individëve dhe organizatave për të siguruar sigurinë dhe privatësinë e tyre digjitale?
- Çfarë avancimesh dhe ndryshimesh mund pritet të shihen në fushën e Sigurisë Kibernetike në vitet e ardhshme?
Konstatimet kyçe të nxjerra nga ky takim ishin:
Evidentimi i pesë rreziqeve kryesore kibernetike si:
- Worms
- Phishing
- Ransomware
- Insiderthreats (të ndara më tej në lëshime aksidentale, nga neglizhenca dhe të qëllimshme)
- Denial of Service
Gjithashtu z. Gashi i njoftoi pjesëmarrësit me masat mbrojtëse të cilat mund të ndërmarrin si:
- Siguria e lartë e password-ëve
- Përdorim i multi-factor authentication
- Azhurnimi i softuerëve
- Konfrigurimet mbrojtëse (firewall, etj.)
- Mos-ekspozimi i të dhënave personale
Ndërsa, për biznese u rekomandua, që të kenë masa të definuara të sigurisë, ekipe të sigurisë, krijim të backup-ave, testime të penetrimit, edukim të stafit.