Në një epokë ku videoja është bërë një nga mjetet kryesore të komunikimit dhe shprehjes, kërkesa për aftësi të sofistikuara në fushën e mediave ka shkuar në rritje të vazhdueshme. Mediat sociale, në veçanti, kanë krijuar një hapësirë të re ku krijimi i përmbajtjeve të cilësisë së lartë është esenciale për të arritur audiencën e dëshiruar. Në këtë kontekst, trajnimi në video editim ka një rëndësi të jashtëzakonshme në përgatitjen e profesionistëve të mediave.
Në datën 19.05.2024, u përfundua me sukses një trajnim i cili u shërbeu si mundëai për rritjen e shkathtësive në këtë fushë për 7 pjesëmarrës. Trajnimin e kreu Muhidin Xhezahiri, një specialist i njohur në këtë fushë. Fokusi i trajnimit ishte të zhvillonte shkathtësitë e pjesëmarrësve në krijimin e imazheve profesionale dhe punën praktike nëpërmjet udhëzimeve konstruktive nga trajneri.Trajnimin përmbante 20 seksione të ndryshme, duke filluar nga hapat fillestarë në video editim dhe duke shkuar deri te krijimi i një video tërheqëse për audiencën.
Pjesëmarrësit u inkurajuan të ndanin njohuritë dhe të punonin së bashku për të krijuar projekte të përbashkëta. Kjo jo vetëm që rriti shkathtësitë e tyre teknike, por gjithashtu i ndihmoi ata të zhvillonin shkathtëtësi të komunikimit dhe bashkëpunimit të ekipit, të cilat janë të rëndësishme në botën e mediave.Pjesëmarrësit u inkurajuan të shprehnin kreativitetin e tyre dhe të eksperimentonin me teknikat dhe strategjitë e ndryshme të editimit për të prodhuar përmbajtje të inovativë dhe tërheqëse.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u rritën jo vetëm si profesionistë të video editimit, por gjithashtu si pjesë e një komuniteti të përkushtuar për të përmirësuar dhe për të shkëlqyer në fushën e mediave. Trajnimi i tilla shërbeu si një hap përpara në karrierën e tyre dhe u përgatiti ata për sfidat e ardhshme në një industri gjithnjë e më konkurruese dhe të ndryshueshme siç është ajo e mediave.