Mësimi DUAL i TIK-ut

12 January 2023 - (19:00)

Trajnimi për ChatGPT për mësimdhënësit

Lloji i trajnimit

Online Meetup

Numri i pjesëmarrësve

53

Më 12 janar 2023 duke filluar nga ora 19:00 është mbajtur trajnimi për ChatGPT për mësimdhënësit ku u njoftuan rreth përdorimit të ChatGPT për të avancuar metodat e tyre të mësimdhënies. Ky trajnim është ligjëruar nga njohësi i kësaj fushe z. Drilon Jaha.

ChatGPT është një model gjuhësor i zhvilluar nga OpenAI që mund të gjenerojë tekst të ngjashëm me njeriun me vetëm një kërkesë.

Gjatë këtij trajnimi, u demostrua se si ChatGPT mund të përdoret për të krijuar aktivitete mësimore tërheqëse dhe ndërvepruese, të tilla si simulimet e bisedave virtuale, nxitjet e tregimeve dhe lojërat e bazuara në gjuhë. U mësua gjithashtu se si të kenë qasje dhe të përdorin modelin, si dhe praktikat më të mira për t’i integruar ato në kurrikulën e tyre.

Përmes këtij trajnimi, mësimdhënësit patën mundësi të zbulojnë metoda të reja të mësimdhënies për të bërë mësimin më argëtues dhe interaktiv për nxënësit e tyre.