Menaxhment & Ndërmarrësi

Rrjetëzim, avancim të shkathtësive dhe shkëmbim të përvojave nga fusha e menaxhimit të projekteve, produkteve, ekipeve e ndërmarrjeve.

Anëtarësohu tani
2 (Autorë)

Mevlyde Kasumi

Bekim Kasumi

171
(Anëtar)
4
(Aktivitetet)

Misioni ynë

Mision i këtij SIG-u është avancimi i njohurive dhe shkathtësive të menaxhimit të projekteve e produkteve në nivel vendi.

Rreth ICT Project-& Product Management

Project Management- dhe Product Management janë dy disiplina tejet të rëndësishme për suksesin e projekteve dhe ndërmarrësisë. Ky SIG do ta përkrah avancimin e profesionit të menaxhimit të projekteve, produkteve, programeve dhe portfolios së projekteve / ndërmarrjeve.

Në kuadër të këtij SIG-u, anëtarët e SHPIK-ut do të kenë mundësi që përmes rrjetëzimit, diskutimeve e ndërveprimit t’i adresojnë shumë aspekte të ndryshme të këtyre profesioneve.

Fokusi ynë

Ky SIG-u e bën ndërlidhjen e komunitetit të praktikuesve të filozofisë AGILE dhe metodologjisë SCRUM e PMP nga Kosova dhe rajoni. Pjesë të këtij komuniteti janë Scrum Masters, trajnerë të shkathët, menaxherë të produkteve e projekteve, menaxher portfoliosh e aspirues-/ e të profesionit, që mbështesin njëri-tjetrin për çështje praktike prej fushës së agjilitetit të biznesit e deri te zhvillimi agjil i produktit.

Synimet tona janë:

  • Promovimi i  profesioneve të menaxhimit të projekteve, ekipeve dhe produkteve në Kosovë
  • Identifikimi i sfidave të këtyre profesioneve dhe ofrimi i zgjidhjeve
  • Promovimi i praktikave më të mira nga kjo fushë
  • Ngritja e kapaciteteve menaxhuese në vendin tonë
  • Përmirësimi i cilësisë në planifikimin dhe realizimin e projekteve
  • Përmirësimi i saktësisë së planifikimit
  • Ndërgjegjësimi dhe aftësimi rreth planifikimit
  • Certifikimi i shkathtësive

Për të arritur synimet tona, anëtarët e këtij SIG-u do ta kenë mundësinë që përmes eventeve të ndryshme:

  • të debatojnë rreth temave aktuale të kësaj fushe me profesionistë vendor dhe ndërkombëtarë
  • të organizojnë trajnime
  • t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre
  • t’i promovojnë praktikat e mira
  • t’i identifikojnë sfidat e profesionit dhe ideojnë zgjidhje përkatëse
  • t’i përkrahin institucionet privato-publike në përpilimin e politikave përkatëse.
Shiko më shumë Shiko më pak

Përfitimet e anëtarëve

SIG-u “ICT Project-&Product Management” do të krijoj përfitime të shumta për biznese dhe profesionistë, ndër të cilat më të rëndësishmet janë:

  • Qasje në Knowledge Hub të SIG-ut, në të cilin do të publikohen artikuj të ndryshëm dhe rekomandimet më të mira lidhur me praktikimin e AGILE/SCRUM, PMI e standardeve tjera relevante të menaxhimit të projekteve në jetën reale me shembuj konkret e praktik
  • Qasje në standarde, udhëzues praktik e templates për Work-Breakdown Sturcture, Earned Value Management, Menaxhimin e rrezikut, Menaxhimin e konfigurimit të projektit, Planifikimin e projektit, Planifikimin e komunikimit, Monitorimin dhe Kontrollimin e projektit, etj.
  • Qasje në shembuj se si të implementohen standardet e menaxhimit të projektit, punës axhile në konfigurime të ndryshme ekipesh, kompanish, etj.
  • Mundësi të përfitimit të trajnimeve dhe certifikimeve me zbritje të çmimit
  • Të drejtë pjesëmarrjeje në sesione këshilluese, webinare, meetups e evente tjera ekskluzivisht të dizajnuara për profesionistë dhe aspirues të kësaj fushe
  • Ofrimi i mundësisë për të qenë mentor i gjeneratave të reja dhe përfitimit të kredive relevante për t’u kualifikuar si anëtarë udhëheqës i organizatës
  • Ofrimi i mundësisë së pjesëmarrjes në programe të mentorimit, përmes të cilave programe do të avancohen njohuritë dhe shkathtësitë e kësaj fushe.

Bëhu pjesë e SIG-ut “ICT Project-&Product Management” – komunitetit të anëtarëve profesionist, të cilët, falë shkathtësive, ekspertizës dhe përvojave të tyre, janë fuqia shtytëse e kompanive më inovative në vend.

Shiko më shumë Shiko më pak

Komiteti udhëheqës

Komiteti Drejtues i SIG-ut “ICT Project-& Product Management” është i përbërë prej anëtarëve të këtij SIG-u, të cilët dëshirojnë, që përmes angazhimit të tyre vullnetar, të kontribuojnë në realizimin e objektivave dhe misionit të këtij SIG-u.

Komiteti drejtues i SIG-ut, pritet të takohet në baza mujore për ta bërë drejtimin udhëheqës së SIG-ut dhe planifikimin e buxhetit.

Përgjegjësinë operacionale të taskave të SIG-ut e bart ekipi udhëheqës dhe administrata e SHPIK-ut.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e komitetit drejtues, ju lutem të plotësoni këtë formë:



     
    Group Photo

    Juergen Spitzbauer

    LSZ Future Connections

    Group Photo

    Laura Kryeziu

    Leadership and Growth Council

    Group Photo

    Mevlyde Kasumi

    SHPIK

    Eventet