Rëndësia e punës sonë
Puna e profesionistëve të TIK-ut po ndryshon shoqërinë tonë dhe mënyrën tonë të jetesës
dhe punës, ndaj është e rëndësishme që gjatë punës tonë, si anëtarë të këtij komuniteti, të
sillemi me përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale. Ky kod etike dhe sjelljeje
profesionale do të drejtojë dhe frymëzojë sjelljen etike dhe profesionale të të gjithë
anëtarëve të SHPIK-ut, përfshirë studentët, stafin, organizatat, mësuesit, këshilltarët,
profesionistët e lirë dhe partnerët tanë.
Parimet tona esenciale
Në SHPIK, ne ndajmë këto parime tëpërbashkëta:
Rëndësia e aftësive dixhitale
Aftësitë dixhitale janë të një rëndësie kritike për zhvillimin e shoqërisë!
Profesionalizmi
Aftësitë dixhitale janë të një rëndësie kritike për zhvillimin e shoqërisë!
Puna vullnetare
Puna vullnetare, angazhimi dhe pjesëmarrja e komunitetit janë mënyra më e mirë për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e organizatës!
Diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja
Transformimi dixhital i shoqërisë nuk mund të ndodhë me koston e barazisë, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Ne do të sigurohemi që me veprimet tona askush të mos mbetet pas!
Komuniteti
Shkëmbimi dhe ndërveprimi i anëtarëve të komunitetit të IT me komunitetet e tjera është mënyra më e mirë për të mësuar dhe përparuar.
Të menduarit ndryshe
Ne inkurajojmë të menduarit e ndryshëm për të nxitur tolerancën, respektin, mirëkuptimin dhe inovacionin në punën dhe komunitetin tonë.
Respekti dhe përgjegjësia
Ne komunikojmë hapur me njëri-tjetrin në një frymë vullneti të mirë. Në rast konfliktesh, ne do të angazhohemi për t'i zgjidhur ato në mënyrë të drejtë dhe objektive për të prodhuar zgjidhje efektive. Kultura jonë e komunikimit është ndërtuar mbi besimin reciprok. Kritika konstruktive është e mirëseardhur.
Sinqeriteti dhe integriteti
Ne do të ndërveprojmë në mënyrë konstruktive dhe të ndershme. Puna jonë, metodat tona të punës, të dhënat, proceset dhe rezultatet e punës sonë do të kryhen dhe dokumentohen me besnikëri.
Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale
Kodi i sjelljes së organizatës sonë përcakton parimet që do të na udhëheqin në punën tonë si organizatë dhe në ndërveprimin tonë me anëtarët e organizatës sonë ose organizata të tjera. Ky kod sjelljeje është i zbatueshëm për të gjithë anëtarët e organizatës si dhe për të gjithë punonjësit e organizatës. Parimet e kodit tonë të etikës dhe sjelljes profesionale janë.
- E mira publike do të jetë fokusi dhe shqetësimi ynë
- Proceset tona të vendimmarrjes do të jenë gjithmonë transparente
- Ne do të monitorojmë vazhdimisht punën tonë për të siguruar objektivitet dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrim veprime korrigjuese
- Ne do të jemi gjithmonë të sinqertë në komunikimin dhe veprimet tona
- Vendimet tona do të jenë gjithmonë në interesin më të mirë të shoqërisë, sigurisë publike dhe mjedisit
- Ne do të përmbushim gjithmonë detyrimet tona
- Ne do të përpiqemi të ruajmë reputacionin e profesionit dhe të avancojmë vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë tona profesionale si dhe të jemi të njohur me zhvillimet dhe standardet më të fundit teknologjike që janë relevante për qëllimin tonë
- Ne do të respektojmë pronën intelektuale
- Ne do të mbrojmë konfidencialitetin e informacionit që na është besuar
- Ne do të respektojmë privatësinë e të dhënave dhe nuk do të cenojmë kurrë të drejtat e individëve ose grupeve
- Ne do të respektojmë ligjet dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare
- Ne do të zbatojmë praktikat më të mira profesionale në punën tonë
- Ne do të angazhohemi të punojmë vetëm në ato fusha për të cilat jemi kompetent
- Ne do të ndërtojmë sisteme dhe zgjidhje që janë të qëndrueshme dhe të sigurta
- Ne do të krijojmë mundësi që anëtarët e organizatës të zhvillohen
- Anëtarët e SHPIK-ut zotohen se do ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt
- Ne nuk do të tolerojmë asnjë formë diskriminimi, ngacmimi seksual, dhunë apo frikësim
- Ne do të shmangim pjesëmarrjen në çdo aktivitet që mund të dëmtojë organizatën ose reputacionin e organizatës dhe anëtarëve të saj
- Konfirmimi i marrëveshjes për vlefshmërinë dhe zbatimin e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale do t'i paraprijë anëtarësimit në SHPIK.
- Ky kod mund të ndryshohet herë pas here në përputhje me procedurat që do të përcaktojnë strukturat drejtuese
- Ne do ta respektojmë, zbatojmë dhe promovojmë këtë kod të etikës dhe sjelljes profesionale
- Shkelja e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale është në kundërshtim me anëtarësimin në SHPIK dhe mund të raportohet në fshehtësi dhe në mënyrë anonime nga kushdo.
- Shkelja e kësaj marrëveshjeje do të rezultojë në përjashtimin e menjëhershëm nga organizata