Më 8 Nëntor 2024, u mbajt Sfida Bebras në tërë Kosovën, ku u përfshinë 18 komuna dhe 68 shkolla, me gjithsej 1762 nxënës pjesëmarrës. Kjo ngjarje e rëndësishme që promovon aftësitë kompjuterike dhe të menduarit logjik te të rinjët ka bërë bashkë nxënës të angazhuar dhe të motivuar, të cilët kanë treguar talentin dhe përkushtimin e tyre në mendimin logjik dhe zgjidhjen e problemeve. Për 16 nxënës që kaluan fazën e parë, rruga drejt finales është tashmë e hapur! Ata po përgatiten për garën finale që do të mbahet më 30 Nëntor në Prishtinë, ku do të sfidohen për të treguar aftësitë e tyre në nivel vendi. Ky sukses i nxënësve është një pasqyrë e përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësimdhënësve dhe shkollave, të cilët kanë mbështetur dhe inkurajuar çdo hap të kësaj sfide. Angazhimi i tyre ka pasur një rol të rëndësishëm për arritjet e deritanishme dhe përgatitjen e mëtejshme për fazën finale. Sfida Bebras është më shumë se një garë – është një mundësi për të nxitur mendimin kritik dhe kreativitetin tek brezi i ri!
Mëso më shumëSHPIK dhe Shkolla Fillore dhe e Mesme UNIVERSUM kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti. Ky partneritet synon të fuqizojë edukimin digjital duke ofruar trajnime për mësimdhënësit në platformën Code.org, organizimin e aktiviteteve të kodimit për nxënësit dhe pjesëmarrjen në sfida ndërkombëtare si Bebras. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të krijohen klube kodimi dhe mundësi të reja për zhvillimin e shkathtësive digjitale në shkollat tona.
Mëso më shumëNë një përshkrim frymëzues, SHPIK, shfaqet si një protagonist kryesor në rrugën drejt transformimit digjital të Kosovës. Duke ndjekur qëllimin e saj të qartë për të avancuar arsimimin dhe sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), SHPIK është në krye të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik. Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe si partner ndërkombëtar i CODE.org për Kosovë dhe anëtar i task-forcës shtetërore për Mësimin Dual, SHPIK po zhvillon kurrikulat, promovon arsimin e kodimit dhe nxit përparimet e sektorit të TIK-ut për të përmirësuar arsimimin digjital dhe trajnimin profesional. Duke bashkëpunuar me DTTI, SHPIK synon të rrisë shkathtësitë në zhvillimin e programeve arsimore dhe certifikimeve moderne që plotësojnë standardet ndërkombëtare. Kontributet tona përfshijnë: – Zhvillimi i kurrikulave të TIK-ut për shkollat e AAP-së në Kosovë, duke siguruar që nxënësit të pajisen me aftësitë e nevojshme për ekonominë digjitale. – Partneriteti me CODE.org për të promovuar kodimin në nivelet K-12, siç theksohet në iniciativën tonë të vazhdueshme për zhvillimin e kurrikulës së kodimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). – Zbatimi i Modelit DUAL, i cili integron detyrat praktike me mësimin akademik, duke përgatitur nxënësit për sfidat e botës reale. – Avancimi i sigurisë digjitale përmes Iniciativës sonë të Akreditimit SHPIK ISO 27001, që synon vendosjen e standardeve vendore të certifikimit.
Mëso më shumëLidhu me komunitetet e specializuara të interesit në fushën e TIK-ut. Menaxhimi i sfidave dinamike të profesioneve të TIK-ut kërkon përpjekje bashkëpunuese që mund të shpejtojnë kërkimin dhe shpërndarjen e rezultateve.
SHPIK-u bashkon edukatorë, studiues dhe profesionistë të informatikës për të frymëzuar dialog mes njëri tjetrit, për të shkëmbyer njohuri dhe resurse dhe për të adresuar sfidat e fushës. Si shoqata më e madhe e informaticientëve në rajon, SHPIK forcon zërin kolektiv të profesioneve të fushës së TIK-ut nëpërmjet lidershipit të forte dhe promovimit të standardeve më të larta.
Publikimet e SHPIK sjellin në vëmendjen e botës zbulimet e studiuesve dhe praktikuesve të informatikës. Për më shumë se 20 vjet, mendjet më të mira dhe më të zgjuara në informatikë kanë ardhur në SHPIK për t'u takuar, për të ndarë idetë, për të publikuar punën e tyre dhe për të ndryshuar botën.
Publikimet e SHPIK sjellin zbulime të reja rreth informatikës që u shërbejnë studiuesve dhe praktikuesve të kësaj fushe.
Revistat e shtypura dhe në internet të SHPIK-ut përfshijnë flagship Communications of the ACM (CACM), i cili ofron njohuri të sigurta për informaticientët profesionistë.
Librat SHPIKështë një seri e re monografish kërkimore shkencore dhe tekstesh të nivelit të lartë shkencorë, me autor informaticient dhe praktikues në krye të teknologjisë.
Mbi 5400 anëtarë të SHPIK në Kosovë kontribojnë për ta bërë komunitetin më të zgjuar.
Mbi 200 libra elektronik dhe përmbajtje elektronike të disponueshme u ofrohen ekskluzivisht anëtarëve të SHPIK-ut.
Kurseni 150€ në PMP dhe provimet e tjera të certifikimit të SHPIK me anëtarësim.
Mjetet dhe shabllonet falas janë në dispozicion për të ndihmuar PM-të të bëjnë më shumë dhe të jenë më efikas.
Dëshironi të avanconi karrierën tuaj? Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të TIK-ut në Evropën Juglindore, përkushtuar avancimit të profesioneve të TIK-ut dhe shndërrimit të ideve në realitet.
SHPIK mbanë evente dhe webinar në mënyrë që të jeni të përditësuar me trendet e reja, si dhe që të krijojë lidhje mes juve dhe aksionarëve të TIK-ut rreth botës.
Anëtarësohuni sotRrjetëzimi i talentëve dhe shkëmbimi i eksperiencave nga fusha e zhvillimit të lojërave.
Mësoni më shumëFuqizimi dhe edukimi i fëmijëve dhe të rinjtëve në epokën digjitale duke ofruar akses në teknologjitë e reja, në mënyrë që ata të mund të inovojnë, të krijojnë dhe të kenë një ndikim pozitiv në botën e së nesërmes.
Mësoni më shumëRrjetëzim, avancim i shkathtësive dhe shkëmbim i përvojave nga të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së softuerit.
Mësoni më shumëPërkrahja e implementimit të mësimit DUAL për profilet e TIK-ut në IAAP-të e Kosovës.
Mësoni më shumëZbatimi i marketingut digjital dhe përdorimi i teknikave drejt qëllimit të përbashkët për të arritur audiencën e synuar global me strategji dhe metoda të shumta.
Mësoni më shumëReduktimi i cenueshmërisë së mjedisit digjital duke zbatuar sisteme të sigurisë kibernetike që neutralizojnë kërcënimet e avancuara, duke kontribuar gjithashtu në përmirësimin e përgjithshëm të sigurisë.
Mësoni më shumëGrupi i Interesit Blockchain & Fintech është destinacioni juaj për diskutime, resurse online, edukim dhe mundësi rrjetëzimi me individë të përkushtuar ndaj teknologjisë blockchain dhe fintech.
Mësoni më shumëRrjetëzim, avancim të shkathtësive dhe shkëmbim të përvojave nga fusha e menaxhimit të projekteve, produkteve, ekipeve e ndërmarrjeve.
Mësoni më shumëTë përkushtuar për fuqizimin dhe frymëzimin e gjeneratave të ardhshme të grave lidere dhe ndërtimin e mjediseve gjithëpërfshirëse!
Mësoni më shumë– vendtakim i edukatorëve me një qëllim të përbashkët – avancimin e aftësive të tyre dhe frymëzimin e edukimit të gjeneratave të ardhshme të përdoruesve digjital.
Mësoni më shumëSHPIK jep mundësi për të gjithë ata që janë të interesuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit të zhvillojnë njohuritë e tyre dhe të marrin pjesë në eventet e saj të ndryshme.
Mëso duke koduar, jo duke lexuar! Kur kemi mësuar të lidhim këpucët, nuk kemi lexuar për të. Në fakt kemi provuar dhe provuar shumë herë deri sa e kemi perfeksionuar “artin” e lidhjes së këpucëve. Ndërsa programimi ka një ideologji të ngjajshme ku praktika sjellë përsosmërinë! Këtë praktikë dhe përsosmëri falë bashkëpunimit dhe organizimit nga ju SHPIK, ne arritëm të integrojmë kodimin te një numër i madh nxënësish, duke perfeksionuar kodimin dhe duke kuptuar konceptin të luajmë me kodin dhe të dimë si ta shkruajmë!
Aida Stublla Mësimdhënëse - SHMU “ Yll Morina” Gjakovë"Ora e Kodimit" e organizuar nga SHPIK ishte një përvojë e jashtëzakonshme, që ka fillim dhe nuk ka përfundim, dmth që kjo punë që është bë nuk është vetëm e momentit, por, do të na shërbejë tutje. SHPIK na ofroi mundësi dhe model të kodimit për të gjitha moshat, ku kjo iniciativë është mirëpritur me shumë atraktivitet edhe nga nxënësit. Falemnderit SHPIK që i jepni "frymë" kodimit në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Agim Sherifi Mësimdhënës - IMSK PrishtinëMë lejoni të ju shprehë një falenderim të veçantë,për vlerësimin tuaj për punën dhe angazhimin mundin, gadishmërinë dhe mbi të gjitha vullnetin e drejtorisë, mësimdhënësve dhe nxënësve, lidhur me projektin Hour of Code,që u zhvillua në shkollën tonë. Padyshim qe ky organizim Hour of Code më pëlqeu shumë, e sidomos kur bëhet fjalë për nxënësit e shkollës sonë. Sot këta nxënës kanë mundësi që përmes bashkëpunimit tonë, të përgatiten drejt mësimit të kodimit.
Msc. Bahrije Hoxha Drejtoreshë - SHML ''Elena Gjika''Publikimet e SHPIK sjellin zbulimet e studiuesve dhe praktikuesve të informatikës. Për më shumë se 20 vjet, informaticientët më të mirë dhe më të zgjuar në informatikë kanë ardhur në SHPIK për t'u takuar, për të ndarë idetë, për të publikuar punën e tyre dhe për të ndryshuar botën.
Në SHPIK, jemi të përkushtuar për të nxitur dhe përmirësuar transformimin digjital, dhe iniciativat tona kërkimore luajnë një rol jetik në arritjen e këtij qëllimi. Ne kryejmë vazhdimisht një sërë projektesh kërkimore periodike që synojnë mbështetjen dhe avancimin e transformimit digjital. SHPIK ka realizuar një sërë studimesh të publikuara, duke përfshirë Barometrin e Shkathtësive, Barometrin e Infrastrukturës Digjitale në Shkolla, Barometri i Qasshmërisë, Barometri i Punësimit të studenteve të SHMP-ve në profilet e TIK-ut si dhe Barometrin e Pagave të profesioneve të TIK-ut.
Shiko të gjithaKemi kënaqësinë të ju prezantojmë Newsletter tona vjetore, duke treguar përparimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në avancimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Shoqata Austriake e Informatikës (OCG), SHPIK organizon aktivitete të ndryshme në sektorin e TIK si dhe po arrinë marrëveshje bashkëpunimi me organizata dhe akterë të rëndësishëm në Kosovë të fushave të ndryshme në sektorin e TIK-ut për të pasuruar njohuritë dhe shkathtësitë e anëtarëve tanë dhe të komunitetit më të gjerë. Për të gjitha këto, SHPIK bën publikimin e Newsletter për çdo vit duke përfshirë të gjitha aktivitetet dhe për të informuar anëtarët tanë me shërbimet që ofrojmë.
Shiko të gjithaDuke festuar inovacionin dhe duke qenë njohës i arritjeve dhe kontributeve afatgjate, SHPIK njeh përsosmërinë në fushën e TIK-ut përmes një serie të gjatë të çmimeve dhe mirënjohjeve të saja eminente.
SHPIK’s high-impact, peer-reviewed journals publish emerging and established computing research for both practical and theoretical applications.
Shiko të gjithaSHPIK’s high-impact, peer-reviewed journals publish emerging and established computing research for both practical and theoretical applications.
Shiko të gjithaSHPIK’s high-impact, peer-reviewed journals publish emerging and established computing research for both practical and theoretical applications.
Shiko të gjithaOrë mësimore
Njësi mësimore
e-Contente.
Zbritje deri në 50% për anëtarë, në evente dhe trajnime për certifikata të shumëkërkuara.
Libraria Online është një pjesë kryesore e angazhimit të SHPIK-ut për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional të praktikuesve të TIK-ut.
Eksploroni libra në internet, kurse, video dhe mësime nga botuesit kryesorë të përmbajtjes.
Fillo mësimin